Covid, në Itali regjistrohen 30 viktima! Më shumë se 9.6 milion raste infeksioni në botë

Covid, në Itali regjistrohen 30 viktima! Më shumë se 9.6 milion raste infeksioni në botë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara pozitivë nga infeksioni i koronavirusit është rritur në më shumë se 9.6 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i viktimave prej Covid është në pragun e 500 mijë, sakësish janë 489 320 persona që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

SHBA kryesojnë renditjen në grafikun e pandemisë me rreth 2.5 milionë raste infeksioni dhe afro 125 mijë vdekje

Në vendin e dytë ndodhet Brazili i cili ka regjistruar që nga fillimi i emergjencës shëndetësore më shumë se 1.2 milionë të infektuar dhe rreth 55 mijë viktima Covid.

Rusia ndodhet në renditje pas Brazilit me mbi 600 mijë të infektuar dhe 8600 vdekje, e ndjekur nga India me afro 500 mijë të identifikuar pozitiv me Covid dhe më shumë se 15 mijë vdkekje.

Mbretëria e Bashkuar renditet e pesta në grafikun e pandemisë. Në këtë vend ka patur deri tani rreth 310 mijë raste Covid dhe mbi 43 mijë vdekje

Amerika Latine përfaqësohet në renditje nga Peruja dhe Kili me shifra që i rendisin pas Britanisë.

Në Peru janë regjistruar deri tani rreth 270 mije infeksione dhe afro 9000 vdekje kurse Kili ka raportuar 260 mijë të identifikuar pozitivë dhe 4900 viktima nga koronavirusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, konfirmohen edhe 1,006 raste

Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë regjistruar 186 vdekje të tjera si shkak i koronavirusit. Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, numri total viktimave në vend rritet në 43,414.

Po ashtu, edhe 1,006 persona të tjerë rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, njoftoi Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Shifrat e publikuara raportohet se nuk i përfshinë të gjitha vdekjet-Covid rreth e qark Britanisë së Madhe që mendohet ta kenë kaluar 54,000.

Një total prej 165.665 testesh janë kryer ose janë dërguar në 24 orët e kaluara. Në përgjithësi, janë kryer ose shpërndarë 8,911,226 teste dhe janë konfirmuar 309.360 persona me virusin.

Ora 17:47
Itali/ Regjistrohen 890 të shëruar dhe 30 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 708 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 890 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 187 615

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 255 raste të reja pozitiv për një total prej 239 961

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 16 viktima nga koronavirusi (totali 16 624).

Gjithashtu pati edhe 156 raste të reja të pozitivitetit Covid (totali 93 587) si dhe 492 të shëruar (totali 65 323).

Ora 17:15
SHBA në alarm nga Covid, Teksas-i mbyll baret dhe kufizon shërbimin në restorante

Hapa prapa në Teksas…

Guvernatori i shtetit ka rikthyer disa kufizime në tentativë për të frenuar ritjen e madhe e numrit të infeksioneve të reja me të cilat vendi po përballet prej disa ditësh.

Duke filluar nga nesër do mbyllen baret kurse restorantet do punojnë me orare të reduktuar dhe do të duhet të zvogëlojnë kapacitetin e tyre me 50%.

Në tre ditët e kaluara Texas ka regjistruar mesatarisht 5,400 raste të reja për 24 orë.

SHBA kryesojnë renditjen në grafikun e pandemisë me rreth 2.5 milionë raste infeksioni dhe afro 125 mijë vdekje

Ora 14:18
Turqia futet sërish në fundjavë në shtetrrethim kundër COVID-19

Një minishtetrrethim do të vendoset këtë fundjavë në Turqi me rastin e provimeve të pranimit në fakultete.

Nga ky bllokim përjashtohen studentët që do të marrin pjesë në provime.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka përjashtuar imponimin e kufizimeve të mëtejshme që lidhen me pandeminë e koronavirusit duke sqaruar se ato mund të ishin vënë në zona specifike, pra që konsiderohen të rrezikuara.

Nga prilli deri në fillim të qershorit, qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan ka mbyllur shumë fundjava në vend.

Turqia po përpiqet të japë imazhin e një vendi i sigurt dhe kjo për të ringjallur turizmin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, infeksionet totale janë mbi 193 mijë dhe viktimat 5 046.

Ora 09:21
Covid, SHBA-të regjistrojnë më shumë se 37 mijë raste infeksioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar më shumë se 37 mijë raste të identifikuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Coivid që nga fillimi i pandemisë është rritur në rreth 2.5 milionë.

Gjithashtu në vend u regjistruan edhe 692 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në rreth 125 mijë.

Disa shtete amerikane po rikthejnë masat e kufizimit për të frenuar një valë të re përhapje të virusit pandemik.

Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Konetikat iu kërkuan qytetarëve që vijnë nga shtetet ku rastet e Covid-19 po rriten ndjeshëm, që të karantinohen për 14 ditë.

Ora 09:02
Covid/Brazil, Presidenti Bolsonaro: Mund të kem qenë i infektuar

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka deklaruar se ai mund të ketë kontraktuar koronavirus më herët dhe mund të duhet të bëjë një tjetër test tamponi për të parë nëse ka fituar antitrupa, gjë që edhe do të konfirmojë dyshimet e tij. Por jo vetëm...

Bolsonaro disa herë më parë ka kryer teste tamponi të cilat kanë dalë negativ por shumë herë ai ka hedhur poshtë shumë zëra gjatë këtyre muajve të cilët janë shprehur se ai ka qenë i prekur nga Covid.

Dyshimet erdhën pasi ai tentoi të ndalonte përmes një dekreti, shpërndarjen e të dhënave kombëtare për pandeminë si dhe kishte urdhëruar mos bërjen publike të rezultateve të testeve që ai kishte kryer.

Në Brazil në 24 orët e fundit janë identifikuar rreth 40 mijë raste të reja Covid për një total prej më shumë se 1.2  dhe rreth 55 mijë vdekje

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive