Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron përmes një letre të nënshkruar nga qeveritë e Danimarkës, Polonisë, Spanjës dhe Belgjikës, i kanë kërkuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen që BE duhet të përgatitet për valën e dytë të mundshme të pandemisë nga koronavirusi.
Në tekst argumentohet se dinamika e koronavirusit ka ngritur dyshime mbi përgatitjen e BE për pandemitë në tërësi dhe thekson nevojën për një qasje të përbashkët evropiane" në mënyrë që kontinenti "të jetë i përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit dhe krizës pandemike në të ardhmen ".
Sipas tyre, “Zgjidhjet do të kërkojnë investime në politikën industriale evropiane, kërkimin shkencor, dixhitalizimin dhe financimet. Shkurt, forcim i rezistencës së BE-së, duke filluar nga fakti për të siguruar " furnizim të mjaftueshëm" të veshjeve mbrojtëse, ilaçeve thelbësore dhe vaksinave.
Letra gjithashtu synon të forcojë Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Përhapjen e Sëmundjeve (ECDC) dhe Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.
Letra gjithashtu argumenton se është "jetike" të rritet kërkimi dhe zhvillimi i vaksinave. "Zhvillimi i një vaksine," thuhet në tekst, "është detyrë e madhe dhe e shtrenjtë”, dhe se “një strategji e zakonshme evropiane ka vlerë të madhe të shtuar".
Gjashtë vendet gjithashtu kërkojnë nga BE të "gjejë partnerë të rinj tregtarë" për "të ulur varësinë nga zinxhirët e furnizimit nga vendet individuale". Një referencë kjo e qartë për Kinën dhe pengesat në furnizimin me maska gjatë Covid-19.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28