Sipas të dhënave të Institutit te Lartë të Shëndetësisë në Itali, 54% e numrit të përgjithshëm të atyre që kanë kontaktuar me covid janë femra kurse 46% meshkujt.
Një përqindje në rritje të vazhdueshme nga marsi deri sot. Një trend, inverse në krahasim me javët e para të pandemisë, e cila vazhdon të rritet.
Por sipas të dhënave burrat e kalojnë sëmundjen në gjendje më të rendë dhe shkalla e vdekshmërisë të ata është më e lartë.
Përqindja në rritje
Në të njëjtin monitorim por i kryer deri më 13 mars, gratë ishin vetëm 39.7% të rasteve, një muaj më vonë, në 13 Prill, 49.3% e të infektuarve ishin gra.
Kurse deri më 13 maj përqindja akoma është rritur në 53.7%, për të arritur në mbi 54.2% të rasteve deri më 10 qershor.
Sipas institutit italian, rastet në gjendje kritike të ulëta por pandemia nuk ka përfunduar.