Covid në Britaninë e Madhe/ Nga sot nis ‘Rregulli i gjashtës'

Covid në Britaninë e Madhe/ Nga sot nis ‘Rregulli i gjashtës'
<p>

Nga sot në Angli nis "Sundimi i gjashtës". Çfarë do të thotë? Për shkak të rritjes së mprehtë të infeksioneve të koronavirusit në ditët e fundit (vazhdimisht mbi 3000, gati 3500 dje), që nga sot qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka vendosur ndalimin e takimeve dhe grumbullimin e më shumë se 6 personave që nuk i takojnë të njëjtës bërthamë familjare, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Deri tani kufiri I grumbullimit të njerëzve ishte deri 30 persona.

Duke qënë se nga rregulli janë të përjashtuar sektorët e prodhimit, zyrat, bizneset, dasmat, funeralet, institucionet fetare, eventet sportive të hapura për publikun dhe sigurisht shkollat, masa e re e "rregullit të gjashtës”  do të ndikojë kryesisht në pub-et, restorantet dhe vizitat në shtëpi.

Por nëse në restorante nuk do të ketë më tavolina me më shumë se gjashtë persona, si mund të kontrollohen takimet private? Edhe gjatë momenteve më të vështira të bllokimit prej pandemisë, policia britanike ka kryer shumë rrallë kontrolle për respektimin e masave…Tani situata duket se del nga kontrolli, veçanërisht tek të rinjtë, grupi 18-25 vjeç që përfaqëson pothuajse 40% të infeksioneve.


Lajmi kryesor:

Covid në botë/ Italia regjistron 14 viktima dhe 1008 raste të reja! Alarm i OBSH: Rekord të prekurish që prej fillimit të pandemisë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën