Në Itali 2499 raste të reja dhe 23 viktima! Shqetësuese shifrat e pandemisë në Spanjë, Gjermani dhe Mbretërinë dhe Bashkuar

Në Itali 2499 raste të reja dhe 23 viktima! Shqetësuese shifrat e pandemisë në Spanjë, Gjermani dhe Mbretërinë dhe Bashkuar

Situata e emergjencës shëndetësore nuk duket se është më e mira pasi pandemia vazhdon të mbajë nën kontroll qeveritë dhe qytetarët. Pas verës, infeksionet janë në rritje pothuajse kudo me kurba alarmante të regjistruara në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse e para ka regjistruar më shumë se 9420 raste dhe 182 vdekje në 24 orët e kaluara, e dyta duket se ka lehësuar frymëmarrjen sepse numri i infeksioneve ka rënë pak në krahasim me ditën e mëparshme, nga mbi 7000 në më pak se kaq dje. Gjermania regjistroi një rritje me 2,673 raste të identifikuar të prekur nga infeksioni dhe 8 vdekje për një total prej 294,395 raste dhe 9,508 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, numri i njerëzve të prekur nga pandemia në vend është rritur në 778,607, kurse ai i vdekjeve në 31,973.Incidenca e virusit në mesin e popullatës spanjolle në dy javët e fundit është 274 raste të Covid-19 për 100,000 banorë.

Infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar janë paksa të ulta. Rastet e reja të regjistruara nga autoritetet shëndetësore britanike në 24 orët e fundit ishin 6,914, krahasuar me 7,108 të një dite më parë.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë është 460,178, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 42,202.

Trendi i infeksioneve të reja me koronavirus vazhdon të rritet në Gjermani, me kulmin më të lartë të regjistruar ndonjëherë që nga prilli -  2.673 infeksione të reja në 24 orë. Midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, kulmi i infeksioneve ishte 6,000 të reja në një ditë. Në total, Gjermania ka 294,395 të infektuar dhe 9,508 viktima.

Rastet e reja janë rritur edhe në Itali. Në 24 orët e fundit pati 2,548 infeksione përkundrejt 1,851 të një dite më parë, një shifër alarmante që nuk ishte raportuar që prej 29 prillit të kaluar, në fazën akute të pandemisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Covid në Itali/ Regjistrohen 2499 të infektuar dhe 23 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi (dje ishin 24)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,941

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2499 raste të reja pozitiv,(dje ishin 2548) për një total prej 319 908 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1126, për një total prej 229 970 raste

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 307 raste të reja pozitive.

Ora 15:49
Covid/ Nga sot në Madrid hyjnë në fuqi kufizimet e reja që prekin 4.5 milionë njerëz

Sot në mbrëmje hyjnë në fuqi në Madrid kufizimet e reja të vendosura nga qeveria qendrore për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas raportimeve të El Pais, komuniteti i Madridit, megjithatë ka paraqitur një apel në Gjykatën Kombëtare pasi sipas tyre vetëm autoriteti rajonal ka "kompetencën për të miratuar masa të veçanta në fushën e shëndetit publik".

Sipas presidentit të rajonit Isabel Díaz Ayuso, masat do të "ndikojnë ndjeshëm në jetën e qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik".

Më shumë se 4.5 milion njerëz të prekur nga dekreti i kontestuar nuk do të jenë në gjendje të largohen nga komuna e tyre, vetëm në rastet për nevoja themelore siç janë shkuarja në punë, te mjeku ose për studime. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për një bllokim total të kryeqytetit.

Spanja në 24 orët e kaluara regjistroi më shumë se 9400 raste infeksioni dhe 182 vdekje.

Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, numri i njerëzve të prekur nga pandemia në vend është rritur në 778,607, kurse ai i vdekjeve në 31,973.Incidenca e virusit në mesin e popullatës spanjolle në dy javët e fundit është 274 raste të Covid-19 për 100,000 banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit