Covid/ Në Francë mbyllen 81 shkolla dhe 2100 klasa! Në shumë spitale përgjysmohen kapacitetet (VIDEO)

Që nga 1 shtatori, Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa janë future në karantinë për shkak të rasteve Covid-19.

Sipas ministrit të arsimit Jean-Michel Blanquer në vetëm 15 ditë janë identifikuar 1200 nxënës dhe studentë të infektuar nga koronavirusi.

Megjithatë, ai u përpoq të jepte siguri teksa  tha se 81 shkolla përfaqësojnë vetëm 0.13% të shkollave totale në vend, një numër minimal krahasuar me 60 mijë institucionet që mbeten të hapura.

Gjatë fundjavës Franca regjistroi më shumë se 10,000 raste të reja virusi, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Këtë javë,qytete Marsejë dhe Bordo kanë forcuar masat kufizuese në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të rasteve kurse në Lille, Lion,bashkë më Marsejë dhe Bordo, më shumë se gjysma e kapaciteteve spitalore është e ezauruar.

Masa e re vjen pasi Kryeministri francez Jean Castex iu drejtua kombit të premten, duke kërkuar nga autoritetet lokale të paraqesin masa të reja dhe duke theksuar se Marseja, Bordo dhe Guadeloupe ishin veçanërisht zonat  më të prekura në Francë.

Autoritetet e shëndetësisë në vend raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan rreth 10 mijë raste të reja infeksioni, saktësisht 9,784.  Gjithashtu pati edhe 46 viktima Covid.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane