Covid, në Itali pati 3 epidemi të ndryshme! Kjo ka ndodhur me 'inteligjencën' e koronavirusit...

Covid, në Itali pati 3 epidemi të ndryshme! Kjo ka ndodhur me 'inteligjencën' e koronavirusit...

Itali, "ka pasur tre manifestime të ndryshme të epidemisë".

Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit për Kërkime Farmakologjike Mario Negri në Bergamo, është i bindur për këtë dhe e ndan këtë mendim me Donato Greco, eksperti më i madh i epidemisë në Itali.

Kur qeveria italiane njoftoi mbylljen e Rajonit të Lombardisë, shumë njerëz udhëtuan për t'u rikthyer në Rajonet Jugore, por, përkundër eksodit, situata në jug nuk u bë aq serioze sa në Italinë Veriore. Jo vetëm. Siç shpjegon profesori Remuzzi për Corriere della Sera, "në Abruzzo, Umbria, Sardenjë, Molise, Basilicata ka pasur zero infeksione.

Arsyeja nuk mund të jenë respektimi i distancës fizike apo mbajtja e maskave, apo dhe çështje fati, edhe pse me siguri drama që ka ndodhur në Lombardia ka qenë mësim për të gjithë".

Në fakt, sipas ekspertit, shumica e qytetarëve italianë kanë respektuar (dhe ende bëjnë) rregullat kryesore për kontrollimin e pandemisë: distancimi shoqëror, larja e duarve dhe përdorimi i maskës.

Për këtë arsye, "këto nuk mund të jenë elementët e vetëm që e bënë ndryshimin: për ta kuptuar atë, duhet t'i referohemi "inteligjencës së epidemisë".

Në fakt, sipas Remuzzit, mund të ketë pasur faktorë të ndryshëm në Qendër dhe në Jug në krahasim me Veriun, gjë që çoi në një "inteligjencë" të përfolur të epidemisë, e cila ende nuk dihet si funksionon.

Për momentin, koronavirusi dihet se "sulmon të ashtuquajturat grupime, grupe njerëzish që jetojnë në vende të mbyllura dhe kanë kontakte të ngushta.

Në Lombardi kishte fillimisht 3 ose 4 grupime dhe prej andej katastrofa u përhapë.

Në lidhje me një dobësim të mundshëm të Sars-CoV-2 në periudhën e fundit, eksperti thekson se "nuk kemi pasur pacientë Covid në spitale për më shumë se një muaj, përkundër faktit se ka njerëz pozitivë. Si mund të shpjegohet kjo? Një hipotezë është se, siç del nga studimet e fundit, përqendrimi i virusit në traktin e sipërm respirator (i ashtuquajturi "ngarkesa virale") është i ndryshëm. Por jo vetëm. Është gjithashtu e mundur që Covid të jetë ‘mbytur’ natyrshëm, siç ndodh shpesh me epidemitë. Shumë pacientë, të cilët vijnë në spital për arsye të ndryshme, nuk kanë simptomat e Covid-19, pavarësisht se janë pozitivë nga tamponi.

"Ata janë asimptomatikët e famshëm, roli i të cilëve ka qenë në diskutim prej ditësh”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!