Covid në Itali/ Regjistrohen 1907 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

Covid në Itali/ Regjistrohen 1907 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.668
                                                                                                                              
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1907 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1585) për një total prej 294 932 të prekurish nga Covid

Gjithashtu pati edhe 853 të shëruar, për një total prej 216.807 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 224 raste të reja pozitiv. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.908 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104304

Coronavirus, fondacioni Gimbe: Shtrimet në spital në rritje javën e fundit

Sipas të dhënave të fundit në Itali, në vetëm një javë numri i pacientëve Covid të shtruarve në spital është rritur me 26% kurse i atyre në kujdesin intensive me 41 %

Nga të dhënat e siguaruara prej Fondacionit të pavarur Gimbe, ka patur një stabilizim në rritjen e rasteve të reja krahasuar me javën e kaluar (9,837 kundrejt 9,964) dhe një zvogëlimi të rasteve të testuara (370,012 krahasuar me 421,897).

Nga pikëpamja epidemiologjike, rastet pozitive aktualisht janë rritur (39,712 kundrejt 33,789), pacientët e shtruar në spital me simptoma janë (2,222 nga 1,760) dhe në kujdes intensiv (201 nga 143). 


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali 1907 raste të reja dhe 10 viktima! Në botë regjistrohen 30 milionë infeksione…12 milionë britanikë futen në izolim (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025