Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 26 viktima nga COVID-19. Nga 11.472 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1.383 qytetarë.
Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive në Kosovës është 26.886.
Aktualisht Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është duke u përballur me fluks të madh të pacientëve të dyshuar se janë me COVID-19, thotë drejtori i këtij shërbimi, Valbon Krasniqi. Sipas tij, më 30 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale, kanë qenë të shtrirë 1.284 pacientë, ndërkohë që siç thotë ai, ky numër mund të rritet.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve u ngrit edhe Komiteti i Posaçëm i COVID, i cili zhvilloi sot mbledhjen e parë. Kryesuesi i këtij organizimi, ministri i shëndetësisë Arben Vitia sqaroi se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Koch” në Gjermani i kampioneve të marra në Kosovë tregoi se në vend dominon varianti Delta i sëmundjes.
Përhapja e shpejtë e këtij varianti që njihet për transmetueshmërinë e lartë bëri që brenda një kohe të shkurtër, numri i të infektuarve të 20-fishohet.
Edhe pse rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë është e lartë, njëkohësisht vijon edhe procesi i vaksinimit. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi
18 Shkurt, 18:27
-
‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti
18 Shkurt, 17:10
-
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: E ardhmja jonë është e përbashkët
18 Shkurt, 16:36
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Burri i saj e quajti live hajvan, militantët e Albin Kurtit sulmojnë gazetaren Arbana Xharra
18 Shkurt, 12:57
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
Në ditën e tij, gjeniu Gjovalin Gjadri 'zbret’ në Universitetin e Prishtinës
17 Shkurt, 22:40
-
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Begaj në Prishtinë: Meritë e përpjekjeve titanike të një populli nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit
17 Shkurt, 19:18