Kosovës të premten i janë shtuar 57 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 678 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 611.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,003.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,939 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Kroacia ka raportuar për 234 raste të reja infeksioni dhe 6 viktima Covid.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14513 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 244. Gjithashtu janë shëruar edhe 12169 pacientë
Mali zi raportoi dje për 212 raste pozitive dhe 3 viktima Covid, për një total prej 7503 të prekurish nga infeksioni dhe 129 vdekje që prej fillimit të pandemisë.
Sllovenia ka raportuar sot për 137 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima. Totali i të prekurve është rritur në 4195 kurse vdekjet raportohet të jenë 140
Komente




