Studimi i parë i madh në botë, është ai italian, ‘që shtrëngon rrethin’ rreth gjeneve që përcaktojnë ndjeshmërinë e ndryshme të qenies njerëzore ndaj Covid-19.
"Të dyshuarit" e parë u identifikuan falë inteligjencës artificiale në Universitetin e Sienës.
Projekti i madh kërkimor Gen-Covid, përmes bashkëpunimit të 35 spitaleve në të gjithë Italinë, do të analizojë ADN-në e dy mijë njerëzve deri në verë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Rezultatet e marra në 130 pacientët e parë janë prezantuar në konferencën e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Njerëzore.
"Ne kemi përdorur një qasje plotësisht të re që vlerëson ‘pacientin individual’, kështu që do të jetë më e lehtë të gjenden terapi të personalizuara kundër Covid-19", 0 shpjegoi Alessandra Renieri, profesore në Universitetin e Siena dhe drejtoreshë e Njësisë së Gjenetikës Mjekësore.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)