Covid, OBSH ngre alarmin: Pandemia po zgjerohet si kurrë më parë, 160 mijë raste të reja në ditë në nivel global

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia e koronavirusit është duke u përhapur më shpejt se kurrë më pare.

Sipas të dhënave të Organizatës, shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se numri i rasteve të infektimit brenda një dite ka arritur në mbi 160,000 në nivel global.

Vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik, kanë raportuar mbi 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës.

Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të Festës të Pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik.

Kjo situatë duket se ka ndryshuar edhe tonin e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të maskave.

Trump është kritikuar për rezistim të vendosjes së maskës, mirëpo me rritjen e numrit të rasteve të infektimit, ai ka thënë më 1 korrik, “nëse do të isha shumë afër njerëzve, do ta vendosja atë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin