Covid ‘pushton’ thertoret e mishit në të gjithë botën! Situatë dramatike në SHBA

Covid ‘pushton’ thertoret e mishit në të gjithë botën! Situatë dramatike në SHBA

'Kaotike dhe e çmendur'. Kështu e përshkruan për ‘The Guardian’, Ben Lilliston nga Instituti Britanik për Bujqësi dhe Politikë Tregtare situatën në thertoret e mishit të cilat janë kthyer në vatra të shpërthimit të infeksionit prej koronavirusit në shumë vende të botës, duke shqetësuar autoritetet shëndetësore.

Me kushte pune të cilat shpesh kombinohen me skllavërinë, thertoret kanë vazhduar punë gjatë gjithë pandemisë dhe kjo ka favorizuar përhapjen e koronavirusit, brenda dhe jashtë.

Rasti më sinjifikant është ai i Shteteve të Bashkuara, me mbi 180 thertore të prekura, por situata të ngjashme raportohen në Irlandë, Spanjë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Brazil dhe Australi. Efekti dramatik është vrasja me forcë e mijëra kafshëve që fermerët nuk mund të lejojnë më t'i mbajnë për shkak të bllokimit të zinxhirit të furnizimit me mish.

Sipas The Guardian, se si mund të ketë ndodhur e gjithë kjo është mjaft e qartë. Për shkak të situatave të veçanta të punës në thertore, shpesh pa veshjet e duhura mbrojtëse dhe pa dezinfektime, thertoret janë kthyer në bomba sociale.

Në Shtetet e Bashkuara, 5,000 raste dhe 20 vdekje u regjistruan në fund të prillit në thertoret e vendit. Sipas Qendrës Midwest për Raportime Investigative, infeksionet aktuale të lidhura me thertore duhet të jenë më shumë se 10,000.

Vetëm në disa therore në Dakotën e Jugut në SHBA u infektuan 1850 punëtorë sepse, sipas autoriteteve shëndetësore, ata vazhdonin punën pavarësisht simptomave dhe kjo për arsye ekonomike familjare dhe teska kompanitë iu kishin ofruar deri 500 dollarë shpërblime për punonjësit që do të vazhdonin të punonin, pavarësisht shëndetit të tyre.

Në Evropë, situata në Gjermani është shqetësuese, ku mbi 300 punëtorë, shumë prej tyre emigrantë, u sëmurën në thertoren industriale Müller Fleisch në Birkenfeld. Në Spanjë ka pasur mbi 200 raste në një thertore afër Aragonit, ndërsa në Irlandë ka mbi 560 raste, në 10 thertore.

Sipas Marion Nestle, eksperti i ushqimit i Universitetit të Nju Jorkut, pasojat më të mëdha shkarkohen te konsumatorët e produkteve të mishin të cilët janë më të ekspozuarit nga kasapana e koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)