TIRANË- Tre persona kanë humbur jetën dhe 896 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht nuk mundën të fitonin betejën me COVID një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po marrin trajtim 132 pacientë, ku 14 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa vetëm një ditë më parë për të përballuar numrin e lartë të të prekurve, u hap edh spitali COVID-3.
Aktualisht janë 12,003 pacientë aktivë me koronavirusi dhe ekspertët e lidhin shtimin e rasteve të reja me variantit e ri Delta, për këtë arsye për thirrje qytetarëve që të vaksinohen se e vetmja formë për të mposhtur virusin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.
Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 896
Të shëruar në 24 orë 518
Të shtruar në spitale 132
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,228
Testime totale 1,076,983
Raste pozitive 150,997
Raste të shëruara 136,479
Raste Aktive 12,003
Humbje jete 2,515
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4375
Shkodër 1999
Durrës 1025
Vlorë 896
Fier 860
Lezhë 778
Elbasan 605
Berat 421
Korçë 307
Gjirokastër 299
Kukës 232
Dibër 206
Kush ka antitrupa me test në gjak sorologjik pse nuk merr green pass në shqiperi ? Vetëm vaksina ?
Përgjigju