Covid/ Në Itali regjistrohen 1370 raste të reja dhe 10 viktima! Më shumë se 27 milionë të prekur në botë

Covid/ Në Itali regjistrohen 1370 raste të reja dhe 10 viktima! Më shumë se 27 milionë të prekur në botë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i infeksioneve Covid është rritur në 27 milionë e 350 mijë kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 893 mijë.

SHBA numri i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar 189 mijë, ndërsa rastet e personave të identifikuar pozitiv janë më shumë se 6.3 milion.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia, e ndjekur nga India, Brazili dhe Meksika

Brazili regjistroi 310 vdekje të tjera nga Covid dhe 10,273 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vendin e Amerikës së Jugut është rritur në 4,147,794, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 126,960.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Holanda regjistron më shumë se 5400 raste Covid! 30 viktima në Britaninë e Madhe

 

Në Holandë rastet e reja të infeksionit Covid janë rritur ndjeshëm, duke rritur shqetësimin e autoriteteve.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 5427 raste koronavirusi, ndër shifrat më të larta në kontinent.

Regjistrimi i shifrave të fundit bëri që totali i të identifikuave pozitiv në Holandë të rritet në 76,548, ndër më të lartat në Europë.

Ashtu si vendet e tjera, Holanda ka përjetuar rritje të rasteve pasi ka lehtësuar kufizimet e bllokimit gjatë verës dhe ka rritur testimet.

Sidoqoftë, shumica e rasteve të reja janë gjetur në mesin e moshave të reja të cilët janë më rezistent ndaj infeksionit.

Britania e Madhe raportoi sot për 2420 raste të reja të idnetifikuar me koronavirus dhe 30 viktima.

Sipas autoriteteveshëndetësore, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid është rritur në 352 520 kurse totali i viktimave ka shkuar në 41 584.

Ora 17:20
Covid/ Izraeli regjistron më shumë se 3000 raste ditore infeksioni

Me fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator, Izraeli tejkaloi 3,000 infeksione ditore (3,400 në 24 orët e fundit), duke u bërë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vendi i parë në botë në renditjen e infeksioneve (200 për 1 milion banorë).

Në fakt, tendenca e rritjes së infeksioneve nuk ka ndalur kurrë që nga qershori, që përkon me hapjen e vendit pas bllokimit.

Duke nisur nga mbrëmja e sotme, në Izrael do të nis të zbatohet masa e shtetrrethimit e cila do të zgjasë për një javë (nga ora 19:00 deri në 5:00), së bashku me rimbylljen e shkollave në 40 qytete (gjithashtu në Jeruzalem) të përcaktuara "zona të kuqe" sipas kritereve të vendosura.

Sidoqoftë, të dhënat e vdekshmërisë – totali 1031 deri më sot,- mbeten ndër më të ultat në botë.

Edhe rritja e pacientëve të intubuar nuk është eksponenciale deri më tani: 134 sot, ndërsa më 1 gusht ishin 95.

Ora 17:10
Rriten rastet Covid në Itali/ Regjistrohen 1370 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 12).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 563 

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1370 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1108) për një total prej 280153 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 563 të shëruar, për një total prej 210 801 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 271 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 888 kutse totali i rasteve positive është rritur në 102 085 që prej fillimit të pandemisë

Ora 15:42
Covid/ Franca redukton nga 14 në 7 ditë kohën e karantinës së detyruar

Këshilli Shkencor i emergjencës shëndetësore në Francë është shprehur në favor të reduktimit nga 14 në 7 ditë të karantinës për personat e prekur nga koronavirusi

Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran shpjegoi se vendimi do të merret zyrtarisht ditën e premte

Sipas shefit të departamentit të shëndetësisë, "ne jemi më infektues në pesë ditët e para pas shfaqes së simptomave ose pas një testi pozitiv. Pas kësaj, shkalla e infektimit  zvogëlohet ndjeshëm".

Kjo periudhë e 'izolimit të shkurtuar' do të favorizojë respektimin më të madh të masës nga francezët, duke pasur parasysh që - sipas Veran - "Shumë nuk e respektojnë izolimin 14-ditor". Ministri gjithashtu siguroi se vendimi nuk ishte motivuar nga "arsyet e përparësisë ekonomike".

Covid vazhdon të qarkullojë në mënyrë aktive në Francë. Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan mbi 4,000 raste të reja ndërsa në dy ditët e mëparshme, 7,000 dhe 9,000.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë