Covid/ Në Itali regjistrohen 1434 raste të reja dhe 14 viktima! Britania e Madhe rivendos masa kufizuese

Covid/ Në Itali regjistrohen 1434 raste të reja dhe 14 viktima! Britania e Madhe rivendos masa kufizuese

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga koronavirusi është rritur në më shumë se 27 milionë e 500 mijë, kurse totali i viktimave është në pragun e 900 mijë.

SHBA-ja kryeson renditjen në grafikun e pandemisë me mbi 6.3 milionë raste dhe rreth 190 mijë viktima Covid.

Brazili regjistroi gjatë 24 orëve të fundit mbi 14,000 raste dhe 504 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vendin e Amerikës së Jugut është rritur në 4,162,073, një numër që e rendit atë në vendin e tretë më të prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arriti në 127,463.

Argjentina ka kaluar sot pragun e gjysmë milioni rastesh të koronavirusit.

Sipas universitetit amerikan Johns Hopkins, vendi tani regjistron 500,034 infeksione, përfshirë 10,405 vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Covid/ Holanda dhe Portugalia regjistrojnë rekorde ditore infeksioni

Numri i rasteve të reja të koronavirusit të regjistruar në Hollandë në 24 orët e fundit është 1,140, ​​numri më i lartë ditor i regjistruar që nga muaji prill.

Një ditë më parë, ishin regjistruar 964 infeksione të reja. Totali i të prekurve nga Covid është 77 688 kurse numri i viktimave është 6246

Instituti i Lartë i Shëndetësisë, megjithatë, ka specifikuar se rritja nuk ka të bëjë me rihapjen e shkollave fillore në të gjithë vendin tre javë më parë.

Portugalia regjistroi 646 raste të reja të koronavirusit në një ditë, rritja më e lartë ditore që nga 20 prilli, megjithëse shumë më e ulët se vendet e tjera të Evropës.

Rastet e Covid-19 në Portugali kishin rënë në rreth 100 në ditë në fillim të gushtit, por që atëherë janë rritur, duke alarmuar industrinë e turizmit në veçanti.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë treguan se rastet e reja janë përqendruar kryesisht në veri dhe rajonin e Lisbonës.

Totali i të identifikuarve me koronavirus është 61 540 kurse i vdekjeve 1849

Ora 17:13
Rriten rastet Covid në Itali/ Regjistrohen 1434 të infektuar dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi (dje ishin 10).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 577 

 Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1434 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1370) për një total prej 281.587 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 471 të shëruar, për një total prej 211 272 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 218 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 891 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 303 që prej fillimit të pandemisë

Ora 13:38
Rritet numri i rasteve të reja Covid, Britania e Madhe rivendos disa masa kufizuese

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që duke filluar nga dita e hënë të ndalohen grumbullimet e më shumë se 6 personave. Kufiri ligjor deri tani ka qënë 30 persona.

Ligji i ri do zbatohet në vendet publike dhe private, duke përfshirë shtëpitë, restorantet dhe parqet.

Qeveria po përpiqet të ndalë hovin e ri të shpërhimit të rasteve Covid që u janë atribuar, në një pjesë të madhe, të rinjve që marrin pjesë në festime dhe duke injoruar rregullat e distancimit shoqëror.

Downing Street tha se veprimi urgjent është i nevojshëm pas rreth 3,000 rasteve pozitive ditore të raportuara të dielën.

Shifra ra në të paktën nën 2,500 të martën. Britania e Madhe ka numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi në Evropë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë