Covid, rekord në SHBA: 40 mijë raste në vetëm 24 orë! Teksas dhe Florida vendosin kufizime të reja

Në Shtetet e Bashkuara, Covid vazhdon të rritet me ritme të larta dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Të dhënat e fundit shënojnë një rekord të ri, tragjik: 40 mijë raste në një ditë të vetme. Një shifër e madhe që e rrit në më shumë se 2.4 milion numrin e njerëzve të infektuar që nga ardhja e epidemisë dhe për një total viktimash prej pothuajse 125 mijë. Numra megjithatë, rrezikojnë të mos tregojnë realitetin e dëmeve të shkaktuara nga Covid. Sipas disa vlerësimeve, të infektuarit mund të jenë dhjetë herë më shumë se ata që komunikohen zyrtarisht nga autoritetet, domethënë të paktën 23 milion.

Rekordi i 40 mijë infeksioneve të reja është i treti në tre ditë radhazi dhe është e lidhur me një valë të dytë pandemie që duket se po rritet në 11 shtete si Florida, e ndjekur nga Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Juta në disa prej të cilave janë rikthyer edhe disa nga masat e kufizimeve

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv sipas të cilit baret do të mbyllen përsëri dhe kapaciteti i restoranteve do të ulet në 50% ndërkohë që numri i pacientëve të sëmurë me Covid në Teksas në dy javë është më shumë se dyfishuar dhe piku i infeksioneve u regjistrua të enjten me 6000 raste të reja.

Një vendim të ngjashëm me kufizimet e Teksasit mori edhe shteti i Florida pas regjistrimit të një rekordi infeksionesh: 8950 raste të reja brenda një dite, shumë më tepër sesa rekordi i javës së kaluar që ishte 5500.

Ndërsa rritja shpjegohet kryesisht nga rritja e testeve, ekspertët tregojnë se ka elementë të fortë për të besuar se virusi po kthehet, veçanërisht në jug dhe perëndim. Arizona, Texas dhe Florida janë ndër shtetet më të prekura, dhe gjithashtu në mesin e atyre që qeverisen nga republikanët të cilët nuk kanë vendosur masa kufizuese dhe kanë qenë të pandjeshëm ndaj përdorimit të maskave, në emër të rihapjes së ekonomisë, teze e mbështetur fort nga Donald Trump.


Lajmi kryesor:

Covid/ Ulet numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 8 viktima! Rekord në SHBA, 40 mijë raste të reja infeksioni në një ditë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë