Covid, regjistrohen 26 viktima në Itali! Rreth 8 milionë raste infeksioni në botë… Vatra e re e koronavirusit tremb Pekinin

Covid, regjistrohen 26 viktima në Itali! Rreth 8 milionë raste infeksioni në botë… Vatra e re e koronavirusit tremb Pekinin

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është 7 milionë e 914 mijë për një total viktimash prej 434 mijë.

Në SHBA në 24 orët e fundit pa pasur 382 viktima.

Në dramën e saj Covid, kjo është një shifër më pak negative se sa ato të regjistruara kohët e fundit.

Në fakt është një nga më të ultat për disa javë dhe arrin pas pesëmbëdhjetë ditësh në të cilat vdekjet ditore kanë rënë shumë rrallë nën një mijë.

SH.B.A. mbetet ende vendi më i shkatërruar nga pandemia Covid-19: numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 115.729.

Pandemia vazhdon të rritet edhe në Amerikën e Jugut, ku ka arritur në 1.646.746 rastet pozitive (plus 46.026 në 24 orët e fundit) dhe 79,602 vdekje (plus 1,642).  

Brazili, vendi kryesor në rajon dhe i dyti më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, regjistroi një rritje më të moderuar se mesatarja e javës së kaluar.

Totali i rasteve është 867.624 (plus 17.110) dhe të vdekurit 43,332 (plus 612).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Covid, ulet numri i viktimave në Itali, në 24 orët e fundit regjistrohen 640 të shëruar dhe 26 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 26 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 371

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 640 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 177 010

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 303 raste të reja pozitiv për një total prej 237 290

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 8 viktima nga koronavirusi për një total prej  16457që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 259 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej  91 917

Ora 17:22
Covid-Ukrainë, regjistrohen 656 raste të reja në 24 orët e fundit

Autoritetet në Ukrainë kanë raportuar për 656 rate të reja infeksioni nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Numri I përgjithshëm I personave të testuar pozitiv nga Covid në vend është rritur në 31 810.

Gjithashtu ditën e fundit janë rritur edhe rasstet e vdekjeve, teksa janë regjistruar edhe 12 vdekje për një total prej 901.

Gjithashtu ka patur edhe 171 persona të shëruar në 24 orët e fundit për gjithsej 14.2253.

Ora 15:11
Covid/Gjermani, në Berlin një bllok apartamentesh futet në karantinë

Një bllok I tërë apartamentesh në Berlin është future në karantinë pasi u zbuluan 52 raste infeksioni midis banorëve.

Banorët e bllokut ‘Harzer Strasse’ nuk mund të largohen nga shtëpia dhe nuk mund të dalin për vizita për 14 ditët e ardhshme.

Testet e tamponit filluan të shtunën dhe kontrollet janë duke u zhvilluar edhe në dy ndërtesa të tjera në Spandau e Wedding.

Në Gjermani deri tani numri I përgjithshëm i personave të identifikuar me Covid është rritur në 187 682 për një total viktimash prej 8804

Ora 14:48
Covid, në Rusi më shumë se 8,000 raste të reja dhe 143 vdekje

Në 24 orët e fundit, Rusia ka regjistruar gjithashtu një prirje ditore të rritjes së rasteve të koronavirusit, e cila tejkalon 8,000 infeksione.

Në krahasim me ditën e djeshme, ka pasur 8,246 më shumë infeksione për gjithsej 537,210 në shkallë vendi.

143 vdekje mes pacientëve Covid-19 janë regjistruar gjithashtu në 24 orët e fundit për gjithsej 7,091 viktima.

Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në Moskë të dhënat më të larta të infeksionit janë përqendruar me 1.359 raste të reja. Deri tani në Rusi janë kryer më shumë se 15.1 milion teste

Ora 11:42
Covid, guvernatori i New York-ut kërcënon të mbyllë përsëri Manhattan dhe Hamptons

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, kërcënon të mbyllë përsëri Manhattan dhe Hamptons, dy vendpushimet bregdetar të milionerëve të qytetit.

Ai përdori fjalë të ashpra për të përshkruar imazhet e tubimeve dhe mijëra ankesave të paraqitura për mospërmbushje të rregullave të vendosura si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik pas heqjes së masave të izolimit dhe bllokimit nga infeksioni i koronavirusit.

Ai tha gjithashtu se "burgosja e njerëzve" nuk është përgjigjja ndaj Pandemisë dhe se, "duhet të gjejmë ekuilibër midis sigurisë dhe nevojës që kompanitë të rihapen".

 

Ora 11:19
Covid/Britania e Madhe lehtëson masat e izolimit nga koronavirusi

Që nga dita e sotme, në Mbretërinë e Bashkuar janë lehtësuar të tjera masa të ndermarra për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, psh rihapja e aktiviteteve tregtare jo thelbësore, por gjithashtu do të jetë e detyrueshme të mbahen maskat në transportin publik.

Përkundër faktit se Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tani ka rekomanduar mbajtjen e maskave nga të gjitha dhe kudo në vende ende qëndron I ndezuar debati për efektshmërinë e maskave.

Disa argumentojnë se përdorimi i zgjatur i maskave mund të shkaktojë infeksione bakteriale, të tilla si MRSA (infeksion stafilokoksik).

Trish Greenhalgh, Profesor I shërbimeve shëndetësore të kujdesit parësor në Universitetin e Oksfordit, thotë se “Duke mbajtur maska, ne statistikisht do të kemi sukses për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit në mesin e popullatës.

Ora 11:07
Indi, vagonët e trenit shndërrohen në reparte Covid për pacientët e infektuar

Në kryeqytetin indian, 500 vagonë trenash janë shndërruar në reparte spitalorë, me rreth 8000 shtretër, për pacientët e infektuar nga koronavirusi

Masat e reja të emergjencës shëndetësore u njoftuan nga Ministri i Brendshëm Amit Shah.

Konvertimi i vagonave hekurudhorë në reparte Covid kishte filluar që në prill duke bllokuar një pjesë të madhe të rrjetit hekurudhor në të gjithë vendin.

Masat e bllokimit dhe izolimit në Indi filluan në 25 Mars.

Në Indi numri i përgjithshëm i rasteve Covid të evidentuara është më shumë se 320 mijë, me një mesatare prej 12 mijë infeksionesh të reja në ditë, duke e bërë Indinë vendin e katërt më të prekur në botë pas SH.B.A., Brazilit dhe Rusisë.

Ora 09:20
Vatra e re e infeksionit tremb Pekinin...Rrezik i lartë i përhapjes së mëtejshme të Covid-19

Këtë mëngjes, autoritetet në Pekin njoftuan për 36 raste të reja Covid-19 përreth zonës së një tregu të madh te ushqimeve duke e rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve këto dy ditë në 80
Zëvendëskryeministri Sun Chunlan, përballë betejës së regjimit kundër patogjenit, tha se kryeqyteti po përballet me një "rrezik të lartë përhapjeje të mëtejshme të koronavirusit".

Pekini nuk do të jetë një Wuhan i ri. Ky ishte refreni i shkruar dhe i përsëritur nga mediat e regjimit sot në mëngjes, për të siguruar me besim qytetarët e kryeqytetit dhe ata të gjithë Kinës.
Megjithatë shumë prej tyre kanë frikë se ky shpërthim mund të shkaktojë një valë të dytë pandemie.

Sfida e autoriteteve është që të përmbajnë epideminë para se të dalë jashtë kontrollit, por edhee ta bëjnë pa e mbyllur përsëri të gjithë Pekinin, një masë që do të kishte kosto të mëdha ekonomike dhe psikologjike.

Deri më tani, 11 bashkësi banimi përreth tregut janë izoluar, ndërsa të gjithë personat që kanë vizituar objektin që prej 30 majit, janë duke u testuar. Që nga dita e djeshme mijëra njerëz kanë filluar të radhiten para laboratorëve të autorizuar për kryerjen e testeve.

Por edhe në lagje të tjera kontrollet po forcohen dhe ekipet e zyrtarëve ftojnë qytetarët, përmes altoparlantëve apo duke trokitur në çdo derë , për t’iu nënshtruar tamponit në rast se kanë vizituar tregun e Xinfadit. Si masë paraprake, kryeqyteti ka pezulluar edhe një herë ngjarjet sportive, ka bllokuar ardhjen e turistëve dhe ka shtyrë hapjen e kopshteve dhe shkollave fillore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale