Covid, në Itali regjistrohen 85 viktima! Rritje e mprehtë e numrit të vdekjeve në Amerikën Latine

Covid, në Itali regjistrohen 85 viktima! Rritje e mprehtë e numrit të vdekjeve në Amerikën Latine

Brazili është bërë vendi i tretë në botë me numrin më të madh të vdekjeve që kanë të bëjnë me koronavirusin, duke tejkaluar shifrën 34 mijë viktima, pas një rekord të ri vdekjesh të regjistruara brenda 24 orësh, teska ka kapërcyer edhe Italinë në renditjen e dëmeve të shkaktuara nga infeksioni.

Pandemia ka vrarë afro 390,000 njerëz në mbarë botën që nga shpërthimi i saj në Kinë në muajin dhjetor 2019.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 108,000 vdekje (përfshirë 1.021 në 24 orët e fundit). Pastaj renditet Mbretëria e Bashkuar me 39.904 vdekje, Brazili me 34.021, Italia me 33.689 dhe Franca me 29.065.

Alarm në Brazil

Brazili ka raportuar në 24 orët e fundit 1.473vdekje, ndërsa infeksionet e reja janë 30.925, për një bilanc total prej 614.941.

Në 24 orët e fundit, në kontekstin e pandemisë nga koronavirusi, ka pasur një rritje të dukshme të infeksioneve në Amerikën Latine, duke arritur në 1.153.938 (+48.829 në ditën e fundit) kurse totali i viktimave është 59.344 (+2.918 në 24 orët e fundit). Vendi i prekur më keq, siç u përmend, është Brazili i cili ka mbi gjysmën e të infektuarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1886 të shëruar dhe 85 viktima

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 85 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.774

Sot numri i të shëruarve sot në Itali ishte 1.886 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 163,781

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 518 raste të reja pozitiv për një total prej 234.531

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 21 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.222 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensive ndodhen 120 paceintë, 5 më se dje. Në 24 orët e fundit në Lombardi janë regjistruar 402 raste të reja të pozitivitetit ndaj koronavirusit, për një total prej 89.928 që nga fillimi i pandemisë. Sot në rajon pati edhe 572 të shëruar për një total prej 53,853
 

Ora 16:31
Rritet numri i infeksioneve në klasa, Izraeli, Gjermania dhe Franca mbyllin shkollat

Tre javë pas rihapjes së shkollave në Izrael janë raportuar rreth 304 raste të reja infeksioni në mesin e studentëve dhe stafit arsimor.

Autoritetet në vend urdhëruan mbylljen e 92 shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Edhe në Franë, pas zbulimit të resteve të reja u mbyllën 70 shkolla.

Masa të ngjashme u bvendosën edhe në Gjermani, në qytetin Göttingen ku në ambientet mësimore u zbuluan 80 infeksione të reja

Ora 15:26
Covid-Franca vë nën kontroll pandeminë nga koronavirusi

Franca e ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, tha të premten kryetari i Këshillit Shkencor të Qeverisë franceze, imunologu Jean-Francois Delfraissy.

“Mund të themi se virusi është nën kontroll. Ende qarkullon në disa rajone të veçanta, por qarkullon ngadalë”, tha ai.

Mbi 29,000 njerëz kanë humbur jetën në Francë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Numri i viktimave ka qenë të enjten 44.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kujdes intensiv janë aktualisht 1,163 pacientë - shumë më pak se mbi 7,000 raste kritike sa kanë qenë në fillim të prillit.

Delfraissy tha se, aktualisht, në Francë raportohen rreth 1,000 raste të reja në ditë, nga rreth 80,000 në fillim të marsit, përpara se të jepeshin urdhrat mbarëkombëtarë për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbyllur bizneset.

Franca ka konfirmuar mbi 189,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 70,000 janë shëruar.

Franca është në proces të lehtësimit të masave të izolimit. Të martën ka rihapur edhe restorantet dhe kafiteritë.

Ora 13:58
Covid, në Hubei nuk ka më pacientë të prekur nga infeksioni i koronavirusit

Në provincën kineze Hubei, me kryeqytetin Wuhan, ish epiqendra e epidemisë së koronavirusit, të gjithë pacientët e prekur nga Covid-19 janë shëruar.

Kjo u njoftua nga komisioni krahinor shëndetësor, i cituar nga Xinhua.

Që nga dita e djeshme, tre pacientët e fundit kanë dalë nga spitali.

217 persona asimptomatikë që u testuan pozitive mbetën ende nën vëzhgim.

Hubei kishte raportuar gjithsej 68.135 raste të konfirmuara Covid-19 me 4.512 vdekje.

Ora 13:57
Koronavirusi: Turqia heq masën e shtetrrethimit për fundjavën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar heqjen e masës së Shtetrrethimit të vendosur në orët e kaluara nga Ministria e Brendshme e Ankarasë, për këtë fundjavë për të penguar përhapjen e Covid-19.

Bllokimi i ri i shtetit do të kishte filluar në mesnatën e sotme për 48 orë.

Masa ishte vendosur teksa duke filluar nga e hëna e kaluar janë rihapur shumë vende publike, përfshirë restorante, bare, muze, biblioteka, plazhe, parqe dhe palestra.

Presidenti Erdogan tha se "Në këtë fazë, unë u kërkoj qytetarëve që të respektojnë me përpikëri rregullat mbi higjienën personale, maskat dhe distancën sociale”.

Ora 11:49
Covid-Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë vdekje në ditë sesa të gjithë vendet e BE-së bashkë

Mbretëria e Bashkuar regjistron më shumë vdekje të reja COVID-19 sesa gjithë vendet e BE në një ditë, teksa më 4 qershor u raportuan 359 viktima.

BE me 27vende, përfshirë vendet e goditura si Franca, Italia dhe Spanja, njoftuan 311 vdekje të reja rreth të njëjtës kohë së bashku.

Sidoqoftë, ka disa paralajmërime që duhen ditur për këtë.

Së pari, vendet regjistrojnë vdekjen e COVID-19 ndryshe: për shembull, një vdekje nga pneumonia në një vend mund të llogaritet si e lidhur me koronavirusin, por jo edhe në tjetrin.

Së dyti, ndërsa fataliteti mund të regjistrohej si i ri, mund të kishte ndodhur disa javë më parë dhe vetëm tani po raportohet.

Së treti, shpërthimi arriti kulmin në Mbretërinë e Bashkuar më vonë sesa në vendet e tjera europiane, gjë që mund të shpjegojë arsyen e shifrave më të larta.

Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, tha gjatë informimit të përditshëm nga Downing Street se shkalla e infeksionit COVID-19 në vend “nuk po zbret aq shpejt sa do të donim të ulej”.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i goditur në Europë me numrin e vdekjeve, tani në 39,728. Në nivel global, është i dyti pas SHBA-së përsa i përket vdekjeve.

Trembëdhjetë shtete anëtare, kryesisht kombe lindore dhe vendet baltike nuk regjistruan vdekje të reja, përfshirë Spanjën, ku asnjë vdekje e re nuk është vërejtur për tre ditë me radhë.

Me më shumë se 1.4 milion raste të konfirmuara, Kontinenti i Vjetër gjithashtu përbën gati një të pestën e të gjitha infeksioneve në të gjithë botën.

Ora 11:43
Për herë të parë që nga 12 marsi, Nju Jork-u dy ditë pa asnjë viktimë nga Covid-19

Nju Jorku ka shënuar një kthesë të madhe në betejën kundër pandemisë Covid-19 teksa të martën dhe të mërkurën nuk ka patur asnjë të vdekur të konfirmuar nga koronavirusi, hera e parë kjo pa asnjë viktimë që nga 12 marsi.

Ndërkohë kujtojmë se kishte rreth 500 viktima të reja çdo ditë gjatë pikut të pandemisë në fillim të prillit.

Gjithashtu numri aktual i vdekjeve nga koronavirusi në Nju Jork është 21.752 përfshirë 16.992 viktima të konfirmuara dhe 6.760 të mundshme.

SHBA numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 1. 872 660 kurse numri i viktimave është 108 211

Ora 09:27
Covid-Suedia ofron testim falas për këdo që ka simptoma të koronavirusit

Autoritetet në Suedi thanë se do të sigurojnë testime falas, për këdo që ka simptoma të koronavirusit dhe do të kryejë gjurmime të kontakteve, të atyre që janë të infektuar.

Qëllimi i programit të ri të testimit është të kontrollojë shkallët e infeksionit në vend. Suedia nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende evropiane.

Qeveria tha se programi i testimit do të kushtojë 640 milionë dollarë.

"Tani e tutje, të gjithë personat me simptoma do të jenë në gjendje të testohen pa kosto për COVID-19", tha ministri i Financave në Suedi, Per Bolund.

Njoftimi u bë, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se do të lejojnë udhëtimin e brendshëm nëpër të gjithë vendin, gati tre muaj pasi një gjë e tillë u kufizua si pjesë e masave kundër pandemisë.

"Situata është ende serioze. Ky njoftim nuk do të thotë që rreziku ka kaluar. Nuk do të thotë që jeta të kthehet në normalitet", tha kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Suedia ka raportuar gati 42,000 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, dhe më shumë se 4500 vdekje.

Me përjashtim të një ndalese të tubimeve publike të më shumë se 50 personave dhe vizitave në shtëpitë e të moshuarve, shumica e masave të izolimit në Suedi, nuk kanë qenë ligjërisht të detyrueshme.

Drejtuesit e vendit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se lufta kundër virusit është një "maratonë, jo një sprint".

Por, qasja e tyre është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi vdekjet tejkaluan ato në vendet fqinje, të cilat vendosën masa më të rrepta, raporton AFP.

Këtë javë, epidemiologu shtetëror suedez, Anders Tegnell, pranoi se kishte hapësirë për përmirësime në qasjen e vendit ndaj pandemisë dhe se shkalla e vdekshmërisë ishte shumë e lartë.

Ora 08:42
Covid-Raste të reja në Korenë e Jugut! Meksika, rekord rastesh brenda 24 orësh

Në Korenë e Jugut u regjistruan 39 raste të tjera të Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e infeksioneve të raportuara nga autoritetet në 11.668.

Nga rastet e reja, pesë janë të importuara nga jashtë. Asnjë vdekje e re nuk është raportuar që prej dje, duke mbajtur numrin e vdekjeve në 273.

Shkalla e kurimit është 90 përqind, thonë autoritetet, të cilët kanë testuar më shumë se 990,000 njerëz që nga 3 janari.

Meksika, ende një rekord rastesh brenda 24 orësh

Meksika regjistroi një tjetër rekord të përditshëm të rasteve të koronavirusit dje, i treti radhazi: autoritetet shëndetësore të vendit, raporton CNN, kanë njoftuar se të enjten janë zbuluar 4,442 infeksione të reja, për një total prej 105,680.

Në të njëjtën kohë, u regjistruan edhe 816 vdekje të tjera, për gjithsej 12.545 që nga fillimi i pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati