Covid/ Rumania regjistron 45 viktima! 230 raste të reja infeksioni në Malin e Zi

Covid/ Rumania regjistron 45 viktima! 230 raste të reja infeksioni në Malin e Zi

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1059 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 45 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4503, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 114 648

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 144 raste të reja infeksioni dhe 2 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 15 136 kurse totali i viktimave ka shkuar në 255. Gjithashtu ka patur edhe rreth 13 mijë pacientë të shëruar.

Sllovenia ka patur 88 raste të reja të identifikuar me Covid dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve te fundit.

Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillmit të pandemisë, ka shkuar në 4558 kurse totali i vdekjeve është 142.

Mali i Zi gjatë 24 orëve të kaluara pati 230 të prekur nga infeksioni dhe regjistroi gjithashtu edhe 2 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i infeksioneve në vend është rritur në 8842 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 138.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë

Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë