Supersfida e 6 janarit në Seria A mes Juventusit dhe Napolit rrezikon të mos luhet. Kjo për shkak se skuadra e Spaletti-t ka humbur shumë futbollistë për shkak të shpërthimit të valës së re të koronavirusit që ka mbërthyer kampionatin italian.
Aktualisht me COVID te Napoli janë Osimhen, Lozano dhe Elmas, ndërsa Malcuit dhe Petagna janë në karantinë. Ndërkohë për shkak të Kupës së Afrikës janë larguar Koulibaly, Ounas dhe Anguisa. Pa përfshirë portierët mediat në Itali shkruajë se kundër Juventusit Napoli nuk ka më shumë se 11 lojtarë në dispozicion dhe i duhet me patjetër të marrë nga ekipi B.
Ndërkohë situata me pandeminë në Itali është në një fazë aspak shpresdhënëse dhe për këtë arsye autoritet atje kanë vendosur uljen e kapcitetit të tifozëve në stadium në 50%, ndërsa është vendosur me detyrim vaksinimi për atletët profesionist.
Si rrjedhojë Inter, Juventus, Napoli dhe Lazio rrezikojnë që ndeshjet në Champions League dhe Europa League t’i luajnë në fushë asnjëanëse. UEFA ndërkohë po negocion që Italia të pranojë skuadrat me futbollistë të pavaksinuar që vijnë nga Europa.