Covid, Serbia rihap kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga 1 qershori

Covid, Serbia rihap kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga 1 qershori

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia, nga 1 qershori, do t’i rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kufijtë në rajon janë mbyllur qysh në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Daçiq tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçiç tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende.

Ai po ashtu tha se Serbia, që nga fillimi i pandemisë, ka riatdhesuar rreth 15,000 qytetarë të saj nga vende të ndryshme të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Veljko Odalović, tha se po kërkohet një  zgjidhje që do të relaksonte dhe lehtësonte mundësinë e hyrjes në Serbi të vendeve të Rajonit, ndoshta përmes kryerjes së testeve Covid, në mënyrë që të shmanget qëndrimi për 14 ditë në karantinë

Ai kujtoi se asnjë vend gjatë pandemisë koronavirus, përfshirë Serbinë, nuk mund të marrë në mënyrë të pavarur një vendim për hapjen e kufijve dhe se çdo vendim që merret duhet të harmonizohet me vendet fqinje.

Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mbi 10,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa kanë vdekur 220.

Javën e kaluar, Kuvendi i Serbisë ka votuar për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend, e cila është vendosur më 15 mars, si masë për frenimin e koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 16/05/2020 11:24

    E në anën tjeter SHQIPËRIA ende asnjë fjalë për hapjen e kufirit me Kosovën ...Pse kështu, q’ka po NDODHË mes ne shqipëtarëve...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja