Covid, SHBA akuzon Kinën për vjedhje, përmes hakerave, të punës kërkimore për vaksinën

Covid, SHBA akuzon Kinën për vjedhje, përmes hakerave, të punës kërkimore për vaksinën

Prej muajsh, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit, por nuk kishin akuzuar një vend të caktuar.

Tashmë që po përshpejtohet gara globale për krijimin e vaksinsë për koronavirusin dhe hakerët po i përqëndrojnw sulmet tek puna kërkimore shkencore, zyrtarët amerikanë kanë drejtuar gishtin nga një emër i përveçëm, Kina.

Sipas shtypit amerikan, FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare pritet të akuzojnë publikisht Kinën se po përpiqet të vjedhë punën kërkimore amerikane për vaksinën, kurat dhe testet për koronavirusin.

Pak ditë më parë, po sipas prestigjiozes amerikane, hakerat e dragoit aziatik nuk janë të vetmit që po kërkojnë të vjedhin informacione mbi përgatitjen e vaksinës anti koronavirus.

Sipas dosjes së krijuar nga Amerikanët, hajdutët aktivë të informacionit mbi koronavirusin janë nga të paktën një dyzinë vendesh, mes të cilëve edhe ata nga Rusia dhe Irani por gjithashtu edhe ata nga aleati historik i SHBA, ata nga Koreja e Jugut.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka akuzura Kinën se po vjedh të dhënat kërkimore për vaksinën

Akuzimi publikisht i Kinës tani nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare  pritet të rrisë tensionet mes Pekinin dhe Uashingtonit ndërsa administrata Trump vazhdon të fajësojë për pandeminë Kinën.

Akuza e FBI-së pason një paralajmërim të përbashkët të bërë javën e kaluar nga zyrtarë amerikanë dhe britanikë të kibernetikës të cilët thane se po hetonin një numër incidentesh me hakera që kërkojnë të marrin informacion nga kompani farmaceutike, organizata kërkimore mjekësore dhe universitete.

Kërkimi i ethshëm për një vaksinë COVID-19 po zhvillohet në disa vende të globit. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) aktualisht po ndjek tetë vaksina në fazën e vlerësimit klinik, duke përfshirë dy në Shtetet e Bashkuara dhe katër në Kinë. Këto janë në krye të një liste me të paktën 100 kandidatura për vaksina në fazën e vlerësimit paraklinik në të gjithë botën.

Për Kinën, aftësia për të prodhuar me shpejtësi një vaksinë të suksesshme ka të bëjë me fitimin e një avantazhi gjeopolitik mbi Shtetet e Bashkuara si promovuese e shëndetit publik, thonë zyrtarët.

"Është me rëndësi të madhe, jo vetëm për nga vlera tregtare, por cilido shtet, kompani apo laborator hulumtues që zhvillon vaksinën i pari dhe është në gjendje ta prodhojë, do të ketë një histori të rëndësishme suksesi gjeopolitik", tha muajin e kaluar John Demers, zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare i Departamentit të Drejtësisë.

Duke pasur parasysh historikun prej dekadash të Kinës për vjedhjen e pronës intelektuale, nocioni se Pekini mund të përpiqet të vjedhë kërkime që lidhen me vaksinat dhe trajtimet e koronavirusit nuk është shumë larg mundësisë e të qenit real, tha Demers.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan