Covid, stop testeve të tamponit, nga Italia mbërrin ecografi me ultratinguj

Covid, stop testeve të tamponit, nga Italia mbërrin ecografi me ultratinguj

Në kohën e koronavirusit, çdo mjet i mundshëm i aftë për të gjetur me të shpejtë njerëzit pozitiv nga koronavirusi është i mirëseardhur.

Së shpejti do t'i themi lamtumirë testeve të famshëm të tamponit, për t'u mbështetur te ultratingujt mobile

Ultratinguj në vend të tamponit

Ideja ishte e Dr Carlo Bergamini, një mjek italian nga Rajoni i Toskanës, i cili i vuri në praktikë ultratingujt  teka në Rajonin e Lombardisë u vu në kërkim të të infektuarve nga Covid.

Bergamini, i cili punon si kirurg në spitalin Careggi, ka zgjedhur të bashkohet me thirrjen e Mbrojtjes Civile si vullnetare duke vënë përvojën e tij 12 vjeçare si kirurg në dispozicion të luftës kundër koronavirusit.

Gjatë një interviste për francezen ‘LaPresse’, Carlo Bergamini tha se “Me valixhen në dorë dhe kolegët e tjerë toskan, ai u nis për në provincën e Pavia-s.

Me Frank Dini, kardiolog nga Pisa, Max Scopelliti nga spitali i Gruccia del Valdarno, Aldo Allegrini, hematolog nga Lucca, Carlo Bergamini me ecografin e tij të famshëm me ultratinguj, ai testoi një metodë të diagnostikimit të të personave të infektuar nga koronavirusi, pa qenë nevoja të shkohet në spital dhe që mund të bëhej për të gjithë në shtëpitë e të moshuarve dhe atyre që ndodhen të karantinuar në kushtet e shtëpisë.

Siç shpjegoi Bergamini, "Problemi i Covid është kapaciteti i tij i lartë i ngjitjes dhe pozitiviteti nuk është gjithmonë i lehtë për t'u provuar pasi simptomat fillestare janë shumë të ngjashme me ato të gripit. Kështu që ne iu drejtuam testit të tamponit , që u bë shpejt i famshëm në shtëpitë tona, si mjeti më i dobishëm për verifikimin e personave të prekur nga koronavirusi. Por besueshmëria e këtyre lloj testeve nuk është 100% e sigurt. Incidenca e të ashtuquajturave negativë  të rreme është shumë e lartë, 22 në 100 raste.

Sipas asaj që u tregua nga mjekët nga Toscana, ecografi, makina me ultratinguj, ka rezultat besueshmërië 90%. Ekzaminimi me ultrtinguj ka shumë pak pozitivë falsë dhe ajo që kemi parë është se shërben edhe për të identifikuar raste të negativëve false të testit të tamponit.

Siç ka theksuar Bergamini, ultratingulli është gjithashtu i lehtë për t’u transportuar, i shpejtë për t’u kuptuar dhe përdorur. Në një orë e gjysmë, mund të kryen 25-30 testime.

Carlo Bergamini dhe kolegët e tij I kanë kërkuar autoriteteve shëndetësore të trajnojnë mjekë të rinj që të kujdesen për të sëmurët në shtëpi dhe atyre në shtëpitë e të moshuarve, duke I testuar me ultratinguj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur