Covid, terapia me antitrupa plazmatike funksionon, në Itali krijohet banka dixhitale e gjakut për të menaxhuar donatorët (VIDEO)

Drejtori i pneumologjisë në spitalin Poma në Mantova, në Itali thotë se terapia plazmatike me antitrupa mbi pacientët në gjendje të rëndë nga infeksioni i koronavirusit po funksionon dhe është e suksesshme dhe se drejt spitalit po vërshojnë shumë donator, ish pacientë të shëruar që tani duan të dhurojnë plazmën e gjakut të tyre, që tani ka krijuar antitrupa ndaj Covid. Per të manaxhuar donatorët dhe mbledhjen e plazmës me antitrupa po krijojnë një bankë dixhitale të gjakut.

"Në kujdesin intensiv është një djalë 28-vjeçar i quajtur Francesco. Ai është shtruar që nga dita e enjte dhe situata e tij u përkeqësua një ditë më pas. Ne kërkuam që Komiteti i Etikës të jepte leje për përdorimin si trajtim të plazmës së pacientëve tashmë të shëruar dhe ata na dhanë pëlqimin e tyre”, - thotë 53 vjeçari De Donno, drejtori i Pneumologjisë dhe pjesë e Njësisë së Terapisë Intensive në Spitalin Carlo Poma në Mantova. Emocioni që ai ka mbajtur në gji në gjithë këto muaj pandemie nga koronavirusi duket se mbizotëron.

De Donno thotë se 28-vjeçari Francesco, 24 orë pasi u trajtua me plazmën e pacientëve tashmë të shëruar nga Covid, gjendja e tij u përmirësua. Ai nuk ka patologji të tjera të mbartura dhe besojmë se pas dy ditësh ai do të dalë nga spitali dhe do të shkojë te prindërit e tij.

“Francesco është aq mire sa që më dërgoi edhe një mesazh në celularin tim ku më shkruante: Ti je heroi im. Por në fakt- thotë De Donno, për hir të së vërtetës, unë nuk jam hero apo superhero, unë jam vetëm një mjek”

Në fakt De Donno është një nga mjekët që po eksperimenton me të vetmën terapi me antitrupa të nxjerrë nga gjaku i njerëzve të shëruar, që duket se po funksionon.

De Donno thotë se “Ne këtu në Mantova, së bashku me spitalin San Matteo në Pavia, sapo kemi mbyllur studimin e parë të filluar në fillim të prillit mbi një grup pacientësh të sëmurë kritikë. Francesco mbërriti jashtë kësaj kohe por ne e regjistruam atë sidoqoftë të trajtohej me plazmën e pacientëve të shëruar. Konkluzioni është se të njëqind pacientët e trajtuar me plazma hiperimune tashmë janë shëruar”.

Drejtori i pulmonologjisë në spitalin Poma thotë se “Kurimi funksionon. Gjatë gjithë këtij muaji ne nuk kemi pasur vdekje të personave të trajtuar. Kemi patur vetëm pacientë që janë shëruar, përmirësuar apo janë stabilizuar. Askush nuk është përkeqësuar. E vërteta jonë - shprehet De Donno-nuk është anekdotë. Ne i kemi dorëzuar gjithçka përsa i përket arritjeve tona komunitetit shkencor dhe jemi në pritje të botimit të rezultateve”

De Donno thotë gjithashtu se nuk mund të ushqejmë shpresa të rreme. “Nëse sëmundja ka përparuar shumë dhe ka kompromentuar funksionalitetin e organeve, nuk ka asnjë plazmë që të rikthejë pacientin në gjendje shëndetësore normale. Në këto raste vdekshmëria mbetet e lartë dhe se në këto kushte armiku nuk është më koronavirusi por dëmet që ai ka shkaktuar. Kjo është arsyeja pse pacientët me gjendje shumë serioze nuk mund të regjistrohen në protokollin tonë të kërkimit shkencorë”.

Po a është e vërtetë që efektet e trajtimit me plazmën e pacientëve të shëruar mund të shihen brenda disa orësh?

De Donno thotë se perceptimi vjen nga vetë pacientët, “janë ata që na thonë se përmirësimi është i menjëhershëm; ethet zhduken, në disa raste edhe kolla zhduket menjëherë, funksionojnë shumë mire parametrat e frymëmarrjes”.

Drejtori i pnumonologjisë thotë se studimi i tyre ishte i pari në botë dhe se tani janë shumë që janë duke ndjekur të njëjtën rrugë, si në Itali ashtu edhe jashtë saj. “ Ne jemi komplimentuar edhe nga zyrtarë të OKB dhe homologë në SHBA të cilët po përdorim protokollin që po zbatohet në Mantova..

De Donno thotë gjithashtu se “donatorët janë të shumtë bile shumë po organizohen të vijnë me autobuzë nga rajonet e Emilia Romagna dhe Liguria”, dhe për t'i manaxhuar po krijohet një bankë e gjakut dixhitale, duke shtuar se "Unë sinqerisht shpresoj në krijimin e një qendre të kërkimit plazmatik në Mantua. Për këtë kam marrë edhe OK nga kryetari i Bashkisë pikërisht ditën kur nga SHBA mora një telefonatë nga vajza ime e cila kishte fituar atje një konkurs muzikor dhe pikërish në ditën kur  Francesco është shëruar”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së