Covid/në Itali regjistrohen 21 viktima! 11 milionë infeksione në botë... Rekord i ri në SHBA, 57 mijë raste në një ditë

Covid/në Itali regjistrohen 21 viktima! 11 milionë infeksione në botë... Rekord i ri në SHBA, 57 mijë raste në një ditë

Në të gjithë botën, numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni i koronavirusit ka ka tejkaluar shifrën 11 milionë, kurse totali I viktimave është rritur në 526 mijë

Në krye të renditjes së pandemisë ndodhen SHBA, e ndjekur nga Brazili, Rusia, India, Peruja dhe Kili.

Në SHBA, është regjistruar një fluks i ri i infeksioneve me rreth 58 mijë raste të reja të koronavirusit në 24 orë. 

Në vend, numri i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 2.78 milion ndërsa viktimat, që nga fillimi i pandemisë numërohen në 129.405, teksa në 24 orët e fundit u raportuan 728 vdekje.

Në Teksas, SHBA, ka pasur mbi 7,000 raste të reja të koronavirusit për të tretën ditë radhazi. 

E dashura e Donald Trump Jr rezulton positive me Covid

Kimberly Guilfoyle, e dashura e Donald Trump Jr. dhe pjesë e fushatës për rizgjedhjen president të Donald Trump, ka rezultuar positive për koronavirusin. Sipas New York Times, ajo nuk ka qenë së fundmi në kontakt me Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Në Itali regjistrohen 21 viktima dhe 477 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 854 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 477 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191.944

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 235 raste të reja pozitiv për një total prej 241 419

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 16 viktima nga koronavirusi (totali 16.691).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 95 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 94.298).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Lombardi është 65 915, prej të cilëve 330 u regjistruan në 24 orët e fundit.

36 pacientë aktualisht ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Ora 16:14
Semafor për infeksionet në rrugët e Austrisë, dyfishohen rastet e Covid

Infeksionet e shkaktuara nga Covid vazhdojnë të rriten në Austri.

Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 115 raste të reja, duke rritur kështu numrin e përgjithshëm të rasteve aktive aktive në 853, ndërsa pak më shumë se dy javë më parë kishte vetëm 400.

Aktualisht 68 pacientë janë shtruar në spital.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober ndërkohë ka njoftuar krijimin e një lloj alarmi të ngjashëm me semaforin, I cili do të vendoset në zona të ndryshme të vendit.

Rreziku i infeksionit do të ndahet në katër shkallë (jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe) në mënyrë që qytetarët të vlerësojnë praninë e virusit në zonat ku kalojnë po jetojnë

Semafori i trafikut Covid pritet të hyjë në veprim deri në shtator

Ora 16:13
Covid/ 2500 infeksione të reja, Irani merr një vendimin ndryshe për maskat

 

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë.

Rohani i bëri këto komente teksa paraqiti hapat e reja për luftën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

“Mosmbajtja e maskës përbën shkelje të të drejtave të njerëzve të tjerë”, tha kreu i republikës islamike.

Vendosja e maskës në Iran do të bëhet e detyrueshme prej 5 korrikut, njoftoi Rohani, një masë kjo e nxitur nga shtimi i beftë I infektimeve.

“Punonjësit qeveritarë që nuk do të ofrojnë shërbime për njerëzit që nuk kanë maska dhe punëtorët që nuk respektojnë këto rekomandime, do të dërgohen në shtëpi”, deklaroi presidenti Iranian.

Në Iran, 148 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11.408

Numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400, ndërsa ai i nfektimeve është gati 238 mijë. Mendohet megjithatë se shifrat reale të rasteve janë edhe më të larta se kaq.

Ora 15:54
Covid/Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të izolimit.

Qeveria lokale ndërmori masën detyruese u ndërmor pasi në të dy lagje të qytetit u identifikuan pozitiv me Covid të paktën 23 banorë.

Edhe në shtetin Australian të Victoria-s, janë regjistruar 108 infeksione të reja.

Në të gjithë Australinë deri tani ka patur 8.362 raste të reja të koronavirusit dhe 104 vdekje.

Ora 15:02
Covid-Spanjë/ Rritet numri i infeksioneve, Katalonja fut në karantinë 210 mijë persona

Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës ka futur në karantinë rreth 210 mijë persona, banorë te 38 bashkive të vogla në provincën e Segrià pas identifikimit të 9 vatrave të reja të infeksionit

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria – një zonë bujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia.

Masat e izolimit nisin sot pasdite dhe qytetarët  që nuk jetojnë në këtë zonë, do të lejohen që të largohen.

Në Spanjë janë raportuar 400 infektime të reja. Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.

Ora 14:02
Presidenti Bolsonaro heq ligjin që detyron mbajtjen e maskës, teksa Brazili regjistron mbi 1.5 milion infeksione Covid

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, cili e konsideron koronavirusin asgjë më shumë se një "grip normal", ka hequr ligjin për përdorimin e detyrueshëm të maskave në dyqane, kisha dhe shkolla.

Ai gjithashtu vuri veton ndaj klauzolave ​​të tjera që detyronin administratat të shpërndanin maska ​dhe ndaj kompanive që ofrojnë pa pagesë materiale mbrojtëse për punonjësit.

Gjatë pandemisë, Bolsonaro qarkullonte pa maskë ​​në rrugët e kryeqytetit Brasilia dhe gjithashtu mori pjesë në tubime të ndryshme në favor të tij, në të cilat nuk respektoheshin masat e izolimit shoqëror.

Brazili deri tani ka regjistruar 1. 5 milion raste Covid dhe më shumë se 63 mijë infeksione

Ora 12:27
Covid, rriten rastet e reja të infeksionit në Seul dhe Tokio

Në Korenë e Jugut, janë raportuar 63 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, për një total prej më shumë se 13 mijë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve, 28 raste u identifikuan në Seul, prej të cilave 27 janë të importuara nga njerëz që vijnë nga jashtë vendit.

Në Korenë e Jugut, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej Covid është 283.

Raste të reja janë raportuar edhe në Kinë, ku sipas raportimeve totali i infeksioneve është rritur në 83 545, prej të cilave 13 u regjistruan në 24 orët e fundit.

Edhe në kryeqytetin e Japonisë, Tokio u raportuan sot 130 raste të reja Covid.

Për të tretë ditë radhazi, shifrat e personave të identifikuar pozitivë janë mbi 100.

Rritja e rasteve të reja lidhet veçanërisht me jetën e natës në lagjet Shinjuku dhe Ikebukuro, zona ku autoritetet kanë rritur numrin e testeve të tamponit të kryera.

Ora 11:45
Covid, në Rusi raportohen më shumë se 10 mijë vdekje nga infeksioni

Rusia ka tejkaluar 10 mijë viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka patur 168 vdekje nga koronavirusi

Sipas autoriteteve, gjithashtu në vend janë raportuar 6632 raste të reja të identifikuar pozitiv nga Covid-19.

Totali i të prekurve nga koronavirusi në vend, që nga fillimi I pandemisë është rritur në 674.515 infeksione.

Ora 09:36
Spanjë/ 17 vdekje nga Covid-19, shifra më e lartë që nga 19 qershori

Spanja ka përjetuar 17 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, buxheti më i lartë ditor që nga 19 qershori.

Përditësimi vjen ndërsa shumë spanjollë po përgatiten të shkojnë me pushime, teksa vendi do të rihapë kufijtë e tij nesër për udhëtarë nga 12 vende jashtë Bashkimit Europian.

Spanja kishte hapur më 21 qershor, edhe kufijtë e saj me vendet e BE-së.

Ministria e Shëndetësisë tha se kishte forcuar praninë e saj në aeroportet spanjolle për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit, me një shtesë prej 650 punonjësish që I janë bashkuar 600 të tjerëve që tashmë janë aktivë.

Ora 09:35
Amerika Latine/ Regjistrohen 70 mijë raste në 24 orë! Brazili raporton 1.5 milion të prekur dhe 63 mijë vdekje

Amerika Latine ka regjistruar një rritje të lartë të rasteve Covid. Në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 70 mijë të prekur nga infeksioni, ndërsa rastet kanë arritur në afro 2,8 milion, me një rritje të fortë të vdekjeve në rreth 125 mijë, nga të cilat mbi 2700 u raportuan ditën e fundit.

Brazili vazhdon të mbajë peshën e rritjes së shifrave të pandemisë. Totali i rasteve Covid është rritur në mbi 1.5 milion, nga të cilat mbi 42 mijë janë regjistruar në 24 orët e fundit. Autoritetet thanë se totalit prej më shumë se 63 mijë të viktimave i janë shtuar edhe 1,290 vdekje të tjera te regjistruara ditën e fundit.

Në renditjen Covid, pas Brazilit ndodhet Peruja me 295.599 infeksione dhe 10.226 vdekje, e më pas ndodhet Kili me 288.089 raste dhe 6.051 viktima.

Pastaj ka  shtatë vende me më shumë se 30,000 infeksione: Meksika (245,251 dhe 29.843), Kolumbia (109,505 dhe 3,777), Argjentina (72,786 dhe 1.437), Ekuadori (60,657 dhe 4,700), Panama (35,995 dhe 698), Repin Dominikane ( 35.148 dhe 775), dhe Bolivia (35.528 dhe 1.271).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BOND: 04/07/2020 14:39

    Bravo Brazil. Imuniteti ne mase eshte metoda me e mire per cdo virus .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër