COVID19, 200 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit, 444 të shëruar

COVID19, 200 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit, 444 të shëruar

200 të infektuar të ri nga 917 testime, asnjë humbje jete dhe 444 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket shifrave të COVID në vendin tonë. Në shifrat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se shifrat e të infektuarve janë shpërndarë në bashki së më poshtë:

64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.   Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Në njoftim Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore             200

Të shëruar në 24 orë           444

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     917

Testime totale                   1,965,239

Raste pozitive                      328,916

Raste të shëruara                  322,865                                              

Raste Aktive                             2,468

Humbje jete                              3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1,055

Fier                         261

Shkodër                 202

Durrës                     188

Elbasan                   184

Korçë                       167

Vlorë                         132

Gjirokastër                102

Berat                           73

Dibër                           52

Lezhë                          43

Kukës                           9

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar