COVID-19/ 21 raste të reja sot (11 vetëm në Shkodër!) Shënohen 2 të prekurit e parë në Kurbin...Më shumë të shëruar se të infektuar aktivë

TIRANË - 21 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit nga 253 persona të dyshuar që janë testuar. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës, 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.  Referuar kurbës së epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.  

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë            245 raste
- Durrës            42 raste
- Lushnje          6 raste
- Elbasan          16 raste
- Fier                 35 raste
- Kavajë            9 raste
- Rrogozhinë     4 raste
- Korçë             19 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          94 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 rast
- Has                13 raste
- Krujë              11 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë               5 raste
- Mirditë           3 raste 
- Kukës           9 rast
-Mallakastër     1 rast
- Kurbin           2 raste

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Albana Fic, drejtoresha e ISHP.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Kurbini shtohet në hartën e COVID-19, 2 punonjëse fasonerie të Fushë-Krujës (VIDEO)

Kurbini zgjeroi hartën e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, me dy raste të identifikuara gjatë 24 orëve të fundit. Ata janë dy gra që punojnë në një fasoneri në Fushë-Krujë. 

Bëhet fjalë për të njëjtën fasoneri në Fushë-Krujë, ku kanë dalë pozitive me COVID-19 edhe tre gra punonjëse, të cilat jetojnë në Krujë. Nga këto tre punonjëse, si kontakt i ngushtë, u infektua me koroanvirus edhe djali i njërës prej punonjësve që jetojnë në Fushë-Krujë. 

Pra në total nga kjo vatër janë 6 të infektuar, 5 punonjëse (dy që jetojnë në Kurbin dhe 3 qe jetojnë në Fushë-Krujë) si dhe djali i njërës prej këtyre të fundit. 

Ora 11:17
11 rastet e reja në Shkodër, 2 janë punonjës të një fasonerie

11 raste të reja me COVID-19 u shënuan në Shkodër, duke e çuar në 94 numrin e të prekurve në territorin e Shkodrës. Report Tv mëson se, 4 janë nga vatra e re që u konstatua dje në Kryebushat me një të infektuar, 2 janë punonjës të një fasonerie nga 4 mostra që janë marrë aty, dhe 4 janë nga vatrat e mëparshme, pra kontakte të infektuarve të tjerë.

Sipas detajeve nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, dy punonjëset e fasonerisë, janë pa shenja klinike dhe ndodhen të izoluara në banesë.

Gjatë ditës së djeshme në Shkodër u morën në total 49 mostra për t'iu bërë analizat, ku 11 rezultuan pozitive. Një numër ky më i lartë testimesh se ditët e para. 

Ora 09:02
4 të infektuar të rinj me COVID-19 në Krujë, 3 punonjëse të një fasonerie dhe një familjar

4 raste të reja me COVID-19 janë shtuar në rrethin e Krujës. Sipas burimeve, 3 prej tyre janë punonjëse në një fasoneri në Krujë dhe tjetri është djali i njërës prej punonjësve.

4 personat e rezultuar pozitiv sipas burimeve janë shtetasit D.T., 57 vjeçe, M.K., 50 vjeçe, D. D., 29 vjec djali dhe nëna e tij S.D. dhe Sh.S.

Burimet konfirmojnë se fasoneria ka rreth 80 punëtorë, por nuk dihet sesa ka qenë numri i punonjësve  gjatë kohës që situata e COVID-19 kërkon reduktim të numrit për të respektuar distancës mes punonjësve.  

Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë kanë bërë tamponin rreth 20 veta, kryesisht punonjës të fasonerisë dhe kontakte të të infektuarve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aqif: 17/04/2020 13:02

    skandali i radhes, s jane profesioniste jane adoleshente,, po kjo mbyllja 2 dite dyqant cmenduriiii!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK