Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 23 raste të reja me OCVID-19 dhe vetëm një humbje jetën. Ndjeshëm ka rëne dhe numri i shtrimeve në spitale ku aktualisht në të gjitha spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 176 pacientë duke fituar betejën e tyre me COVID-19.

Nga 3862 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati.   

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (22 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      176

Të shtruar në spitale      60

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,862

Testime totale            695,738

Raste pozitive             132,176

Raste të shëruara        128,601

Raste Aktive                  1,133

Humbje jete                  2,442

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         670

Korçë            115

Shkodër       85

Vlorë             58

Elbasan        38

Berat             38

Lezhë           37

Gjirokastër   37

Fier               26

Durrës          14

Kukës           14

Dibër           1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.