5 qytetarë humbin betejën me COVID-19, 410 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 31 590 vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinohuni

5 qytetarë humbin betejën me COVID-19, 410 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 31 590 vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinohuni

Foto ilustruese

Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 5 qytetarë, ndërsa janë raportuar 410 raste të reja pozitive. Në një kohë kura varianti delta është armiku kryesor në “luftën” tonë me COVID-19, shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave vijojnë të jenë të larta. 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, pesë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit, ndërsa janë raportuar 410 raste të reja pozitive.

Nga 3,499 testime të kryera, qytetet më të prekura nga koronavirusi janë: Tirana me 147 raste,  Durrësi me 39 raste, Fieri me 29, Lushnja me 23, Vlora me 22 dhe Shkodra me 21.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Numri i personave që po trajtohen në spital ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme ku kanë qenë 175.

Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin për çdo qytetar mbi 18 vjeç i cili është i interesuar të mbrojë shëndetin e tij dhe të njerëzve rreth tij.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 
Janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste  në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (13 Shtator 2021) 

  • Raste të reja ditore        410
  • Të shëruar në 24 orë      552
  • Të shtruar në spitale       195
  • Humbje jete në 24 orë     5
  • Testime ditore                 3,499 
  • Testime totale          1,120,460
  • Raste pozitive             157,436
  • Raste të shëruara         142,269 
  • Raste Aktive                  12,619
  • Humbje jete                      2,548 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

  • Tiranë             5236
  • Shkodër          1507
  • Durrës             1084
  • Fier                  1081
  • Vlorë               864
  • Lezhë              713
  • Elbasan           620
  • Berat               455
  • Korçë               313
  • Kukës              276
  • Gjirokastër      271
  • Dibër                199

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Mbërrijnë 31 590 vaksina Pfizer, mbi 2 milionë në total! Manastirliu: Vaksinohuni

Mbrëmjen e sotme në aeroportin "Nënë Terezs" kanë mbërritur 31,590 doza vaksine Pfizer. Kjo e çon totalin e vaksinave të mbërritura në vendin tonë në mbi 2 milionë vaksina anticovid. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, e cila ka apeluar qytetarët që të vaksinohen.

J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemi: 14/09/2021 06:44

    Jam kurioz te di ku shkojne keto Pfizer? Ishte pyetje ironike se te gjithe e dine. Kur vete te Qendra shendetesore te thone kemi vetem Coronavac dhe Astrazeneca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja