COVID19/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit, më e ulëta pas 45 ditëve bilanc të rëndë

COVID19/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit, më e ulëta pas 45 ditëve bilanc të rëndë

Spitali Infektiv

Prej datës 4 shkurt kur u shënuan 14 viktima vendi nuk ka pasur asnjëherë numër 1 shifror të humbjeve të jetës prej koronavirusit. Sot, pas 45 ditësh është shënuar numri më i vogël me vetëm 4 viktima të shënuar në 24 orët e fundit. E dhëna u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së pandemisë. 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç nuk e fituan dot betejën me virusin vdekjeprurës. 

Nga 3487 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë ndërkohë që janë shëruar 522 persona , duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Teksa vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital', thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Statistika (21 Mars 2021)

  • Raste të reja ditore        659
  • Të shëruar në 24 orë     522
  • Të shtruar në spitale      392
  • Humbje jete në 24 orë   4
  • Testime ditore               3487
  • Testime totale           532,796
  • Raste pozitive           121,200
  • Raste të shëruara       85,147
  • Raste Aktive             33,916
  • Humbje jete              2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                                   22994
  • Fier                                       2647
  • Durrës                                  1574
  • Vlorë                                     1422
  • Shkodër                               1299
  • Gjirokastër                         1225
  • Korçë                                    809
  • Lezhë                                    635
  • Elbasan                                 453
  • Kukës                                    346
  • Dibër                                     340
  • Berat                                     172

Lajm në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë