Covid-19, në Itali regjistrohen 242 viktima! Donald Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit...Në botë 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi

Covid-19, në Itali regjistrohen 242 viktima! Donald Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit...Në botë 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi

Në të gjithë botën numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 300 mije.

Rastet e pergjithshme të regjistruar pozitive nga infeksioni janë 4,362,996.

SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 1754 vdekje për një total prej 85884 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është 1 milion e 410 mijë.

Në Brazil, rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në mënyrë eksponenciale dhe kanë tejkaluar shifrën 200,000.

Për të dytën ditë radhazi, kishte pothuajse 14,000 infeksione të reja, ndërsa u regjistruan 844 viktima në 24 orët e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Covid-19, në Itali regjistrohen 242 viktima dhe rreth 5000 të shëruar në 24 orë!

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 242 viktima nga koronavirusi për një total prej 31610 që nga fillimi i krizës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 4917 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 120.205

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 983 raste të reja pozitiv me Covid

Në kujdesin intensiv janë 808 persona sot, 47 më pak se dje. 10.792 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 661 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 60470 persona (-3662 krahasuar me dje).

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 115 viktima për një total prej 15.411 që nga fillimi i epidemisë si dhe u raportuan 299 raste të reja infeksioni (522 dje), duke e çuar totalin në Rajon në 84 1119.

Ora 16:38
Covid-19, 138 viktima në Spanjë në harkun e 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 138 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritut në 27 359.

Autoritetet gjithashtu se numri total i personave të identifikuar me koronavirus është 230 138.

Lajmi i mirë është se 5 rajone në Spanjë nuk kanë regjistruar viktima nga Covid që prej 19 marsit.

Bëhet fjalë për ishujt Kanarine, ishujt Balerike, Galicia, La Rioja si dhe rajoni i Baskëve

Ora 16:36
Covid/Danimarkë, asnjë viktimë nga infeksioni i koronavirusit që nga 13 marsi

Danimarka nuk ka raportuar asnjë rast vdekje nga infeksioni i koronavirusit që nga data 13 mars. Autoritetet raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 78 raste të reja infeksioni për një total prej 10 791 kurse numri i të shtruarve në spital ka rënë më 10%

Numri i viktimave në Danimarkë mbetet i pandryshuar, 537.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit dhe bllokimit. Autoritetet kanë lejuar rihapjen e shkollave për disa cikle, bareve dhe restoranteve, gjithmonë duke respektuar masat e distancimit fizik.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë, janë shëruar. Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç.

Ora 15:51
Covid, Republika Çeke lehtëson masat e izolimit nga koronavirusi

Republika Çeke njoftoi se do të lehtësojë masat kundër koronavirusit, pasi numri i të infektuarve në këtë vend mbetet ndër më të ulëtit në Evropë.

Nga data 25 maj, autoritetet thanë se do të lejojnë tubime deri në 300 vetë.

Nga kjo datë do të hapen edhe restorantet, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

Qendrat tregtare, kinematë, parukeritë dhe terracat e restoranteve janë hapur të hënën, pas gati dy muajsh të mbyllura.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar 8,352 raste me koronavirus dhe 293 viktima.

“Nëse situata epidemiologjike mbetet e favorshme, kufiri i tubimit të njerëzve do të rritet në 500 vetë më 8 qershor dhe në 1,000 vetë më 22 qershor”, tha Vojtech.

Lehtësime të tjera të masave të izolimit do të ndërmerren nëse numri i të infektuarve me koronavirus mbetet nën 100 brenda ditës, tha epidemiologu çek, Rastislav Madar, pjesë e një ekipi zyrtar të këshillimit.

Vizitat në spitale do të rifillojnë gjithashtu më 25 maj, megjithëse distanca fizike do të mbetet në fuqi.

Ora 12:25
Covid-19, rreth 180 mijë raste infeksioni në Francë që nga fillimi i pandemisë! Macron: 18 miliardë euro në ndihmë të turizmit

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Francë që nga fillimi i pandemisë janë në pragun e 180 000 kurse numri i viktimave është rritur në 22 428

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ndihmohet sektori i turizmit në vene me rreth 18 miliardë euro duke shtuar se situata me të cilën po përballet turizmi është ndoshta një nga sfidat më të vështira të histisë moderne të vendit.

Izolimi solli mbyllje të plazheve, atraksioneve turistike po ashtu të hoteleve, restoranteve etj.

Kryeministri frances Eduard Philippe është shprehur  se me mbylljen e 95% të hoteleve, tashmë sfida është për të shpëtuar sa më shumë vende pune dhe për këtë arsye qeveria po rimburson kompanitë për 70% të pagave bruto të punëtorëve dhe sipas Philippe, kjo masë do të zgjasë deri, të paktën, në fund të shtatorit.

Plani mbështetës i qeverisë për turizmin përfshin gjithashtu një plan investimi prej 1.3 miliardë eurosh, për të injektuar “cash” në mënyrë direkte te bizneset, nga bankat shtetërore. Nisma për turizmin parashikon përfitime të granteve prej 10 mijë eurosh deri në fund të vitit për bizneset që kanë më shumë se 20 punonjës dhe të ardhura vjetore prej 2 milionë eurosh. Këto janë vetëm disa nga pikat kryesorë të planit të qeverisë prej 18 miliardë eurosh.

Kryeministri gjithsesi tenton të qetësojë qytetarët e tij duke iu thënë se ndoshta jo çdo gjë është e humbur, e ka shpresa për turizëm e pushime verore, gjithmonë nëse nuk ka një rishpërthim të virusit.

Ora 10:50
Covid-19, OBSH: Ndoshta po përjetojmë valën e dytë të koronavirusit

Zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier është shprehur se “vala e dytë” kur i referohemi pandemisë së koronavirusit, nuk është një term teknik i caktuar.

“Termi në vetvete lidhet me shpërthimet e shpërthimeve të përtërira pas një ulje fillestare të çështjeve. E njëjta gjë, vlen të thuhet edhe për një valë “të tretë”, shprehet ai.

Sipas disa zërave, ne ndoshta jemi duke parë tashmë atë që mund të bëhet zyrtarisht një valë e dytë e Covid-19.

Ka raste të reja në Kinë, Rusi, madje dhe Korenë e Jugut, e cila është vlerësuar shumë për frenimin e valës së parë.

Në Gjermani, niveli i riprodhimit të virusit u kthye sërish mbi pragun 1.

Teksa Hemisfera Veriore i drejtohet verës, e Greqia dhe Spanja përgatiten për një sezon turistik pavarësisht virusit, vala e dytë e “e famshme” mund të mbërrijë më shpejt nga sa thuhet, siç parashikohej ne një studim të botuar në revistën mjekësore britanike The Lancet në muajin prill.”

“Pyetja është, a mund të arrijmë në pikën ku te kemi masa të forta të shëndetit publik, e ku mund të zbulojmë “re infektimesh” dhe t`i izolojmë shpejt, pa u kthyer ne modelin e zinxhirit të mëparshëm intensive të infektimeve”, thotë Ryan.

Gripi i tmerrshëm spanjoll i vitit 1918, pati tre valë të mëdha. E dyta solli një mutacion më të fortë të virusit sesa varianti parë. Tek e treta, forca e sëmundjes kishte rënë, por ajo kurrë nuk u largua plotësisht.

Disa virologë sugjerojnë se virusi e humbet fuqinë kur pëson mutacione, dhe për faktin që i duhet të qëndrojnë vazhdimisht në bartës të gjallë për t`u riprodhuar e për të mbijetuar.

Një studim i vitit 2006 tregonte se pothuajse të gjithë rastet e gripit A, që prek shpendët dhe gjitarët janë pasardhës të virusit të 1918-ës.

Ora 10:43
Covid, në Turqi më shumë se 4000 viktima që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi

Turqia regjistroi 1.635 raste të reja me koronavirus dhe 55 viktima në 24 orët e kaluara, me çka numri i të infektuarve arriti në 144.749, kurse ai i viktimave në 4.007, treguan të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndara në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Sipas të dhënave, Turqia deri më tani ka kryer 1.508.824 teste për virusin. Ndërkaq, 963 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

“Tejkaluam shifrën 1,5 milion me teste të kryera. Numri i pacientëve në kujdes intensiv dhe të intubuar vazhdon të ulet. Shkalla e pacientëve të shëruar në raport me rastet është 71,8 për qind”, tha ministri turk Koca.

Turqia konfirmoi gjithashtu 2.315 të shëruar të rinj nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 104.030 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen.

Ora 10:22
Covid/Rusi, presidenti Putin: Situata po përmirësohet, nën 10 mijë raste të reja me koronavirus

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se situata në lidhje me koronavirusin po përmirësohet teksa prej dy ditësh janë regjistruar më pak se dhjetë mijë raste të reja infeksioni në ditë

“Javët e fundit, të gjitha përpjekjet tona janë përqendruar sidomos në luftimin e epidemisë së koronavirusit, në përgatitjen e masave urgjente, që synojnë mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve”, theksoi Putin gjatë fjalës së tij në televizionin publik.

Këto deklarata vijnë pasi 9 974 raste të reja u identifikuan në 24 orët e fundit në Rusi, e cila mbetet vendi i dytë më i prekur në botë nga numri i personave të infektuar, me 252 245 raste në total.

Megjithatë, vdekshmëria është e ulët në krahasim me vendet e tjera, me 2 305 vdekje të regjistruara zyrtarisht

Ora 10:21
Covid-Afrika, alarmi i OBSH: Parashikohen 250 milion raste të koronavirusit

Sipas OBSH, parashikohet që në Afrikë të infektohen nga koronavirusi deri në 250 milion njerëz por Kontinenti do të ketë më pak vdekje sesa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të popullsisë së tij të re dhe faktorëve të tjerë të mënyrës së jetesës, siç është numri i ulët i njerëzve obezë.

Raporti i botuar në ‘BMJ Global Health’ parashikon një shkallë më të ulët të transmetimit dhe përhapjes së virusit sesa gjetkë. Sipas raportit Covid mund të shkaktojë vdekje deri në 190,000. Rreth një në katër (22%) nga 47 vendet e matura do të infektohen në vitin e parë të pandemisë, sugjeron modeli. Sidoqoftë, sëmundja ka të ngjarë të mbetet për një kohë të gjatë, ndoshta për disa vjet, gjë që do të kishte një "ndikim të madh" në shërbimet shëndetësore.

Deri më tani, shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni në Afrikë ka qenë 0.06%

Ora 09:49
Covid-19, 'Sanofi' nuk do t'ia japë vaksinën të parës SHBA-ve, por BE duhet të lëvizë…

Të paktën për momentin, polemikat për vaksinën midis gjigantit farmaceutik ‘Sanofi’ dhe qeverisë franceze duket se janë zbutur.

Dje në një intervistë me Bloomberg, CEO i kompanisë Paul Hudson tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë përparësi kur të zbulohet një vaksinë Covid-19. Kjo për shkak se qeveria amerikane ishte e para që financoi studimin e Sanofi dhe "kush merr në sy rrezikun ka të drejtën të fitoi i pari”

Sot multinacionalja franceze ka korrigjuar pjesërisht deklaratën e saj. Për mikrofonat e BFM-TV presidenti i Sanofi, France, Olivier Bogillot, nënvizoi se një vaksinë e mundshme nuk do të shpërndahet kryesisht në SHBA, por  me një kusht, që Bashkimi Europian të dëshmojë "po aq efektiv" në mbështetjen e kërkimit të një vaksine .

Njoftimi i djeshëm i Hudson u quajt i papranueshëm nga Nënsekretari Francez për Çështjet  Ekonomike, Agnès Pannier-Runacher, kurse kryeministri francez Edouard Philippe ka rritur dozën, duke theksuar se "qasja e barabartë në vaksinë për të gjithë nuk është e negociueshme".

Ora 09:09
Trump beson se vaksina COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka besim se një vaksinë për COVID-19 do të jetë gati deri në fund të vitit, dhe vaksinimet masive të publikut do të pasojnë shpejt.

"Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht sepse jemi përgatitur mirë," shpjegoi presidenti Trumpgjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë se 90 vaksina për koronavirusin janë në zhvillim në të gjithë botën.

Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër.

Ora 09:05
Covid-19, në Francë regjistrohen 521 viktima nga koronavirusi në harkun e 24 orëve

Në Francë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 521 raste të reja duke e çuar në 214 mijë e 690 numrin total të rasteve.

Gjithashtu Ministria franceze e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 351 të vdekur nga Covid-19 duke e çuar numrin e viktimave në total në 27 mijë e 425.

Autoriteti francez tha se 20.463 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.299 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 36-tën ditë radhazi.

Në 24 orët e kaluara, 970 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 59.605.

Ora 09:01
Covid-19, ish zyrtari amerikan i shëndetësisë: Për shkak të koronavirusit, SHBA do përballen me dimrin më të errët

Një ish zyrtar i lartë shëndetësor i SHBA-së i ka thënë Kongresit amerikan se vendi mund të përballet me "dimrin e tij më të errët në historinë moderne" për shkak të koronavirusit.

Rick Bright, ishte udhëheqës i një agjencie qeveritare që bëri përpjekje të zhvillonte një vaksinë, por u shkarkua nga posti i tij, muajin e kaluar.

Ai ka thënë se ishte hequr nga puna për shkak të ngritjes së shqetësimeve, për mënyrën sesi SHBA-ja i është përgjigjur situatës me pandeminë.

Rick Bright ka qenë drejtor i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor në SHBA.

Ai dëshmoi para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Bright i tha nënkomitetit për Shëndetësinë të Dhomës së Përfaqësuesve se për shkak të "mosveprimit" nga ana e autoriteteve në fazat e hershme të pandemisë ka ndodhur "humbje të jetërave" nga koronavirusi.

Ai tha se e kishte ngritur çështjen e mungesës së pajisjeve mjekësore në muajin janar, në "nivelet më të larta" të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), por "nuk mori asnjë përgjigje".

Në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi i ri janë infektuar rreth 1.4 milionë njerëz dhe rreth 82 mijë kanë vdekur.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili po bën presion që ekonomia e SHBA-së të rihapet shpejt, ka thënë se e ka shkarkuar zyrtarin amerikan pasi ai ishte një "punonjës i pakënaqur".

"Për mua ai nuk është asgjë më shumë se një person me të vërtetë i pakënaqur", tha Trump të enjten para gazetarëve, duke shtuar se ai nuk e njihte personalisht zyrtarin Bright.

Në fillim të kësaj jave, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi një komitet të Senatit se një heqje e parakohshme e masave të izolimit, mund të çojë në një shpërthim të përhapjes së koronavirusit. Presidenti Trump të mërkurën e çuajti paralajmërimin e Faucit si të papranueshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)