COVID-19/ Sot asnjë humbje jete, 12 raste të reja! Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive

COVID-19/ Sot asnjë humbje jete, 12 raste të reja! Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive

Situata e pandemisë në vendin tonë vijon të përmirësohet ku ditët që nuk shënohet asnjë viktimë janë duke u rritur. Në  24 orët e fundit në vendin tonë  nuk kemi asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa janë shënuar vetëm 12 raste të reja. Nga 2919 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (4 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      32

Të shtruar në spitale      30

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,919

Testime totale             732,998

Raste pozitive             132,372

Raste të shëruara        129,598

Raste Aktive                  323

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         90

Shkodër       64

Korçë            49

Berat             35

Lezhë           24

Elbasan        22

Gjirokastër   11

Vlorë             11

Durrës          5

Dibër          4

Kukës           4

Fier                4

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive me COVID! Situata po përmirësohet

Tirana ka qenë qyteti që në më shumë se 1 vit pandemi nga COVID-19 ka shënuar gjithmonë rastet më të larta pozitive me koronavirus. Ulja e rasteve ditore dhe vijimi me procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin ka bërë që shifrat me të infektuar të shënojnë ulje. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se në Tiranë aktualisht janë më pak se 100 raste aktive me COVID, ndërsa ditën e  sotme u shënuan vetëm 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete.Në të gjithë vendin rastet aktive janë 320 persona të infektuar.

Për Manastirliun këto shifra tregojnë se situata po shkon drejt përmirësimit, megjithëse apeli për të mos ulur vigjilencën nuk mungon.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit. Kujdes, mos e ulni vigjilencën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e covid19”, shkruan Manastirliu.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë