COVID-19/ Asnjë humbje jete, shënohen 3 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Vetëm 1 pacient i shtruar në spitalin Infektiv

COVID-19/ Asnjë humbje jete, shënohen 3 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit! Vetëm 1 pacient i shtruar në spitalin Infektiv

Spitali Infektiv

Situata epidemiologjike në vend, sa vjen edhe përmirësohet! Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa nga 2444 testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë.

Dy prej tasteve pozitive me koronavirus janë shënuar në kryeqytet dhe 1 në Durrës. Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19 në vend dhe vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

8 qytetarë kanë arritur të mposhtin COVID-19 gjatë 24 orët e fundit duke çuar numrin e të shëruarve në vend në 129,990 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Qershor 2021)

  • Raste të reja ditore        3
  • Të shëruar në 24 orë     8
  • Të shtruar në spitale      1
  • Humbje jete në 24 orë   0
  • Testime ditore                2444
  • Testime totale            795,322
  • Raste pozitive             132,512
  • Raste të shëruara        129,990
  • Raste Aktive                 66
  • Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë          27
  • Shkodër       16
  • Durrës           6
  • Lezhë           5
  • Elbasan       4
  • Berat             3
  • Dibër             2
  • Kukës           1
  • Fier              1
  • Vlorë             1

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?