COVID-19, bien ndjeshëm infektimet, 549 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë! 800 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

COVID-19, bien ndjeshëm infektimet, 549 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë! 800 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e COVID 19 për 24 orët e fundit. 549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 4,279 testime gjithsej duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme.  Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja e rasteve në bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

 

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        549

Të shëruar në 24 orë      865

Të shtruar në spitale       176

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 4,279

Testime totale              1,211,134

Raste pozitive               171,327

Raste të shëruara         159,439

Raste Aktive                   9,178

Humbje jete                     2,710

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4045

Durrës             977

Fier                  793

Shkodër          774

Vlorë               540

Elbasan           486

Berat               351

Lezhë              367

Korçë              240

Kukës              209

Gjirokastër      218

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Vaksinimi masiv, 800 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

Mbi 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me te dyja dozat e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Lajmi është bërë më dije mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi