
Duhen të paktën një javë tjetër për të arritur kulmin epidemia në Britaninë e Madhe, ku të vdekurit në 24 orët e fundit ishin 900 për një total prej rreth 8000 viktimash kurse numri i rasteve me Covid-19 është në pragun e 66 000.
Lehtësimi i izolimit shoqëror nuk është në tavolinën e qeverisë britanike dhe masat izoluese të shpallura tre javë më parë ‘do mbetet ende në fuqi’,-paralajmëroi Dominic Raab, duke shtuar se ato do të lehtësohen "derisa të kemi prova që kemi kaluar kulmin e epidemisë”.
Përsa i përket Kryeministri Boris Johnson, i shtruar me urgjencë në spital të dielën pas rreth 10 ditësh i izoluar në shtëpi nga infeskioni i koronavirusit, dje ka dalë nga terapia intensive pasi gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm dhe është zhvendosur në një tjetër repart ku ai do të mbahet në monitorim deri në shërimin e tij".
Lajmi kryesor:
Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë







