COVID-19/ Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik 2022

COVID-19/ Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik 2022

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal

FRANCË- Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. 

Gjendja e jashtëzakonshme aktuale përfundon me datë 15 nëntor. Sipas kufizimeve të vendosura, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COVID-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Attal gjatë një konference me gazetarët tha se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte autoritet të merreshin me krizën shëndetësore.

"Ekziston një rrezik ringjalljes së epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 117.000 vdekje. Deri më tani, të paktën 50 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës anti-COVID, përkatësisht rreth 75.5% e popullsisë së vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet