TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 330 këmbësorë, 43 drejtues mjetesh i është hequr patenta dhe janë penalizuar 6 pronarë lokalesh, pasi vijonin punën në bizneset e tyre. Ashtu si kurse edhe  ditët e tjera, këmbësorët kanë qenë më të pabindurit për pasojë edhe janë ndëshkuar.

Ndërkohë në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 22-vjeçari M. I., banues në Kavajë,  pasi po lëvizte gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me vrap.

Ndërkohë, gjoba ka pasur edhe për 4 qytetarë që vijonin të qëndronin në parqe edhe pse është e ndaluar.

 Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.