ITALI- Qeveria e Italisë të mërkurën vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit. Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për punonjësit e sistemit të drejtësisë, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla.
Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen “e ngadalshme por stabile” të rasteve të infektimit. Sipas tij, këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar.
“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.
Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së. Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja në ditë dhe më pak se 100 vdekje në ditë. Ky shtet ka vaksinuar plotësisht më shumë se 84 për qind të popullsisë mbi moshën 12 vjeçare.
Ndryshe nga shumë shtete të tjera, Italia nuk i ka hequr shumicën prej masave kufizuese edhe kur numrat e infektimeve ranë. Maskat në vende të mbyllura vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi ndërsa muajin e kaluar, Italia u bë shteti i parë në perëndim që kërkoi një pasaportë të shëndetit për të shkuar në punë. Kjo pasaportë e shëndetit kërkon dëshmi për vaksinim, shërim nga COVID-19 ose një test negativ.
Ndërkaq tani, personat e pavaksinuar nuk mund të shkojnë në kinema, teatër ose të hanë në ambiente të mbyllura në datat nga 6 dhjetori deri më 15 janar ose dhe më tutje në rajonet ku infeksionet po rriten. Dekreti shtetëror kërkon që një pasaportë shëndetësore të kërkohet edhe për të hyrë në hotel ose për të përdorur transportin publik./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56