Covid19/ Kryeministri austriak: Mjekët duhet të vendosin për pacientët që duhet të ndihmohen 

Covid19/ Kryeministri austriak: Mjekët duhet të vendosin për pacientët që duhet të ndihmohen 

Sebastian Kurz

Europa po përjeton një tjetër mbyllje si pasojë e pandemisë. Shtete të ndryshme të botës edhe pse kanë një sistem të sofistikuar shëndetësor kanë vendosur masa të reja kufizuese për të mos rrezikuar kolapsin.

Një ditë më parë kryeministri britanik Boris Johnson bëri një deklaratë të fortë kur tha se “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” e ndërsa në të njëjtën linjë është shprehur edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Prandaj duhet të zvogëlojmë numrin e infeksioneve të reja shpejt çdo ditë. Nëse nuk e bëjmë atë, atëherë do të ketë situate, ku mjekët duhet të vendosin se kush do dhe kush nuk do të ndihmohet”, shkruan kancelari Kurz në Twitter.


 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim Struga: 01/11/2020 13:01

    PARTITE E REJA NUK E PENGOJNE FARE POR E PANGON DHE PO E DEMTON ALEATJA LSI ME SJELLJET E ILIR METES DHE TE SHOQES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën