COVID-19 largon pengesat doganore Shqipëri-Kosovë! Morina lejon qarkullim pa pengesa të mallrave, e mbyllur për njerëzit

Pika doganore e Morinës vijon të përmbush më së miri detyrimet për transportin e mallrave pa pengesa me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu në këtë doganë nuk ka kalim të njerëzve nën asnjë anë të kufirit dhe të gjithë vijojnë të jenë të karantinuar. Të vetmet lëvizje në njerëz janë të atyre pacientëve që të veriut të Shqipërisë që bëjnë dializën në Prizren dhe Gjakovë.

Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. Madje leje kalimi në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet  të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete  të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.

Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë në Morinë, gjatë inspektimit ishin Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, Kryetarët e Bashkisë Kukës dhe Komunës së Prizrenit, Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe drejtuesit e dhomës së tregtisë dhe industrisë të Shqipërisë dhe të Odës Afariste të Kosovës. 

Kryeinspektor i Përgjithshëm  i Inspektoratit Qendror të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari tha se ky takim është i rëndësishëm dhe se Morina duhet të jetë pikë e cila përmbush më së miri detyrimet mes të dyja vendeve, në këtë kohë krize.

Jemi të lumtur pasi konstatojmë që Morina vazhdon te jetë një pikë e cila po përmbush më së miri detyrimet që ka në këtë situatë të virusit. Do të thotë vazhdon qarkullimi i lirshëm i mallrave. Si ato që importon Kosova, dhe si ato që vijnë nga Kosova në Shqipëri. Sigurisht autoriteti Kombëtar i ushqimit, inspektorati shëndetësor, drejtoria e higjienës vazhdojnë inspektimet e tyre që në Shqipëri të futen mallra normal dhe në Kosovë të futen mallra me standarde. Kjo është një pjesë e sigurt. E dyta, jemi të lumtur që pjesët e këtyre dy anëve, që shqiptarët e Shqipërisë që punojnë në Kosovë, dhe qytetarët e Kosovës që punojnë në Shqipëri po zbatojnë karantinimin po rrinë në territoret e tyre dhe po sakrifikojnë dhe nuk ka dyndje. Do të ketë lehtësira në transportin e mallrave mes dy vendeve”, tha Hajdari.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se në këtë situatë pandemie duhet të minimizohen gjitha problematikat që mund të jenë në zonën doganore mes Shqipërisë e Kosovës.

“Është e rëndësishme që për popullatën e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë furnizimi me të gjitha materialet që vijnë nga porti i Durrësit. Vë në dukje që sot Kosova merr 70 % të gjithë artikujve të rëndësishëm jo vetëm industrial por edhe ushqimor mes kufirit të Shqipërisë. Dhe qytetarët e Kosovës ndihen të sigurt që porti i Durrësit është edhe porti i tyre që në këto dite po punon me intensitet të plot që të mos mungojë asgjë në këto kohë”, u shpreh Minxhozi.

Që nga fillimi i muajit prill, 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa ne dalje kanë qenë 1315.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tytkuni: 07/04/2020 16:58

    Bravo Çim Hajdari njeri i punes dhe i ndershem si qelibari. Njelloj si ne kohen kur ishe prokuror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille