TIRANË- Si rezultat i 545 testimeve, në 24 orët e fudnit në vendin tonë janë regjistruar 17 qytetarë të infektuar. Sakaq, vetëm një 79-vjeçare nga Vlora nukka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë bën me diej se infeksionet janë regjistruar në këto bashki:
9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 364 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.378 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (11 Prill 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545
Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1