Në Shqipëri çdo ditë e më shumë po ndihet se beteja me COVID-19 po fitohet dhe situata e pandemisë është në përmirësim të dukshëm dhe të vazhdueshëm. Në njoftimin e fundit Ministria e Shëndetësisë bën me dije se edhe sot nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që janë regjistruar vetëm 4 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë kryer 2771 testime. 7 janë personat që kanë fituar betejen. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës.  Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. 

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        4

Të shëruar në 24 orë      7

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2771

Testime totale            774,257

Raste pozitive             132,488

Raste të shëruara        129,910

Raste Aktive                  124

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       42

Tiranë          35

Durrës          12

Berat             10

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Dibër             3

Korçë           2

Kukës           2

Fier                1