COVID-19 , mjekët turq konfirmojnë efikasitetin e lartë të vaksinës kineze të Sinovac

COVID-19 , mjekët turq konfirmojnë efikasitetin e lartë të vaksinës kineze të Sinovac

9 maji ishte një nga ditët më të ngarkuara në një spital COVID të Stambollit, me qindra njerëz që prisnin në dhomat e vaksinimit dhe të tjerë në pritje të caktimit të një takimi për vaksinim.

”Spitali i urgjencës ”Feriha Oz”, i ndërtuar vitin e kaluar dhe me një kapacitet prej 1 008 shtretërish, në pjesën aziatike të qytetit, nuk ka parë kurrë një turmë të tillë që kur filloi fushata e vaksinimit në të gjithë vendin në janar”, sipas Mehtap Karaca Demiray, një infermiere përgjegjese me operacionin e vaksinimit të popullatës.

“Kemi më shumë se 1 400 takime sot. Filluam në 08:30 dhe do të përfundojmë në mesnatë”, theksoi ajo.

Turqia filloi fushatën e saj me vaksinën kineze Sinovac më 14 janar, me përparësi për punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.

Deri në fillim të prillit, vendi përdori ekskluzivisht vaksinat e kompanisë Sinovac CoronaVac.

Ai më vonë përfshiu vaksinën Pfizer-BioNTech në program dhe do të shtojë edhe rusen Sputnik V në ditët në vijim.

Njëzet e pesë milionë vaksina janë administruar në vend deri më tani.

Mjekët turq bien dakord që ata tani kanë mjaft të dhëna në terren për të rishikuar më saktësisht efektivitetin e CoronaVac.

“Bazuar në vëzhgimet tona në terren, mund të themi se vaksina Sinovac parandalon vdekjet dhe pranimin në spitale me 100%”, tha Nurettin Yiyit, një ndër mjekët kryesorë të spitalit, duke iu referuar situatës së përgjithshme në vend.

“Studimet kanë provuar efektivitetin e saj, por shënimet tona në terren janë edhe më të mira”, vazhdoi ai ndërsa inspektonte vaksinimin.

Duke folur për situatën në dy spitalet e tij, ai tha se rreth 4 000 punonjës të kujdesit shëndetësor morën dozën e dytë në shkurt.

Që nga ajo kohë, vetëm 60 raste të COVID-19 janë raportuar mes tyre, pa shtrime në spital dhe vdekje.

Mbrojtja nga vaksina u bë më e dukshme gjatë pikut të tretë të pandemisë, i cili filloi në mars.

Numri i infeksioneve ditore tejkaloi nivelin 60 000 në të gjithë vendin dhe qeverisë iu desh të deklarojë një bllokim total deri në 17 maj për të frenuar rritjen e rasteve.

Yiyit vuri në dukje se Turqia ka hyrë në valën e re të COVID-19 pasi vaksinoi më shumë se 85% të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre të moshës 65 vjeç e lart me vaksinën Sinovac.

Guner Sonmez, një mjek i njohur radiolog, deklaroi për median vendase Milliyet se ”para vaksinimeve, disa punonjës shëndetësorë vdisnin çdo ditë nga koronavirusi, por pasi u vaksinuan, këto vdekje ndaluan”.

Të dhënat e fundit zbuluan se shkalla e punonjësve të kujdesit shëndetësor midis pacientëve të shtruar në spital u ul nga 3.1 përqind në 0.78 përqind në vend.

Universiteti ”Hacettepe” me qendër në Ankara më parë njoftoi se CoronaVac ka një normë efikasiteti prej 83,5% bazuar në studimet e fazës së tretë.

Për Yiyit, gjithnjë e më shumë njerëz në Turqi po kërkojnë vaksinën e Sinovac, duke marrë gjithmonë në konsideratë edhe faktin se ata janë vaksinuar me lloje të tilla vaksinash qëkur kanë qënë fëmijë.

"Qëllimi ynë është të vaksinojmë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç këtë verë," shtoi Yiyit. "Nëse mund ta arrijmë këtë, ne planifikojmë të jemi në gjendje të kapërcejmë këtë pandemi."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lol: 11/05/2021 17:26

    copy and paste

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/05/2021 13:56

    Fake news

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)