COVID-19/ Moderna kërkon nga FDA aprovimin për aplikimin e dozës së tretë për qytetarët mbi 18 vjeç

COVID-19/ Moderna kërkon nga FDA aprovimin për aplikimin e dozës së tretë për qytetarët mbi 18 vjeç

Foto ilustruese

SHBA- Moderna ka aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 18 vjeç.

Deri më tani, FDA ka dhënë aprovimin që doza e tretë përforcuese në SHBA të aplikohet vetëm tek personat mbi 65 vjeç ose tek grupet e riskut. Moderna po kërkon autorizim për një dozë përforcuese prej 50 mikrogramësh, e cila do jepet në dy injeksione brenda 4 javëve.

Kjo kërkesë e Modernës, vjen një javë pas aplikimit të Pfizer. Një vendim nga FDA për Pfizer pritet të jepet këtë javë pas një takimi të panelit këshillues të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Muajin e kaluar, rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi vaksinën përforcuese të Moderna-s për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë. Kompania gjithashtu ka aplikuar për miratim përforcues në Japoni.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit