COVID-19 ndalon karnavalet mijëvjeçare të Nartës, banori: Policia nuk na lejon, por mund të organizojmë ndonjë darkë të fshehtë (VIDEO)

Për herë të parë fshati Nartë, nje nga zonat ku Pashkët kanë si tradicionale edhe karnavalet, ka qenë në heshtje të plotë. Fshati Nartë është ne 95% të popullsisë me besim ortodoks, ndërsa karnavalet janë një traditë shekullore e zonës. Për herë të parë që pas rënies së komunizmit karnavalet kanë munguar. Banorët në fshat janë të pakët, ndërsa edhe për shkak të mbylljes së kufijve kanë munguar banorët e kësaj zone që prej vitesh jetojnë kryesisht në Greqi. Banorë të zonës së Nartës por edhe prifti i kishës pranojnë se këto Pashkë ishin krejt ndryshe, për shkak se fshatit i munguan festimet e karnavaleve.

Prifti: "Krishti u ngjall! Unë kam qenë edhe më herët në Nartë dhe të flas për pashkët e sivjetshme, në kushte jo të mira jo të zakonshme. Pas tetë ditësh kur dyert ishin të mbyllura dhe Zoti vetë hyri dhe iu tha dishepujve..., pra edhe pse dyert ishin të mbyllura Krishti u ngjall. Bekim, shpresë për të gjithë. Ky komunitet feston madhërishëm dhe nuk u ndalua vërtet në mënyrën e porosive, por erdhën për epitafin, për ngjalljen. Për karnavalet nuk isha. Kam qenë dy vite rresht dhe bëheshin madhështore. Sivjet me ç'më thonë nuk bëhen se i kufizoi COVID-i.

A e panalizon mosradhje e njerzve nga Greqia për karnavalet sepse çdo vit ata e mbushnin Nartën?

Edhe kjo është, por nuk e mbushnin vetëm të ardhurit, vendasit këtu. Kam dëgjuar se ka ndërruar jetë edhe organizatori i karnavaleve këtu, ai mund të bënte diçka më shumë. Shkaku kryesor ishte mbyllja për koronavirusin. Narta nuk ka kuptim pa Karnavalet e saj."

Ndërkohë një banor deklaron: "Këtu në fshatin tonë të gjithë njerëzit janë të larguar. Mundohemi më këto moshatarët që kemi këtu, këto pesë veta, të mos e humbasim traditën. Qeveria bën të vetën, ka rregullat e saj, por unë them për fshatin tonë që është me traditë, që ka njerëz të mirë, sepse është një festë me traditë të madhe. Ne mundoheni për të bërë qefin e fshatit pavarësisht se karnavalet na kanë munguar. Është një vit i paparë. Ne me shtetin s'kemi çfarë të bëjmë. Kemi dërguar edhe djemtë andej nga policia për të marrë leje, por nuk ka asnjë shans. Janë rregullat e qeverisë dhe nuk ka faj me këto sëmundje që janë. Ne duam të paktën një ditë ta organizojmë, por nuk mundemi."

Ndërsa një tjetër banor thotë: "Këto janë rregullat e qeverisë dhe kjo sëmundje na ka ndaluar të grumbullohemi bashkë. Këtu s'ka as njerëz se janë të shpërndarë. Edhe ata që janë jashtë janë ndaluar të vijnë. Kjo traditë këtu është njëmijëvjeçare. Edhe në kohën e komunizimit u mundonim. Tani po u bë mund të organizojmë nesër në darkë ndonjë te fshehtë kështu ..."

Karnavalet janë një festë që zhvillohet për tre ditë, duke nisur nga e diela e Pashkëve. Banorët vishen me kostume popullore të zonës, ndërsa vallet e zonës tradicionale për fshatin Narte popullojnë sheshin kryesor të fshatit, por këtë vit ka qëndruar totalisht në heshtje.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albblog: 20/04/2020 12:49

    ai qe foli i pari ishte bere tap i madhi

    Përgjigju
    • Narta: 20/04/2020 13:24

      eshte disinfektuar dhe nga brenda

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja