Durrësi është ndër qytetet më të prekura nga pandemia e Covid-19, por vala e katërt ende e pandemisë ende nuk ka mbërritur. Kështu shprehet drejtoresha e Njësisë Vendore të kujdesit shëndetësor Durrës, Aurora Hyka.
"Aktualisht jemi në situatë lehtësisht të menaxhueshme, sepse ka pasur muaj kur Durrësi shkonte në 800 raste ditore, ndërsa aktualisht kemi 370 raste aktive ditore, ndërsa 15 janë të hospitalizuar në spitalin infektiv", tha Hyka.
Aktualisht në spitalin COVID në Tiranë po marrim mjekim 15 pacientë nga Durrësi, por ajo ç'ka është më shqetësuese, fakti se në dy javët e para të muajit nëntor kanë humbur jetën 6 qytetarë, të gjithë të pa vaksinuar.
"Infektime kemi edhe në radhët e të vaksinuarve, por janë shumë herë më të mbrojtur, rastet që janë në spital sot janë të pa vaksinuar, ose që kanë bërë një dozë, sepse nuk kanë arritur të kenë mbrojtje të plotë. Nga 2 marsi kur ka nisur procesi i vaksinimit, prirjen, dëshirën më të madhe e kanë pasur për të marrë vaksinën mosha e dytë dhe e tretë, ndërsa mosha 18+ e kanë bërë vetëm për shkak të detyrimit për të hyrë në universitet", u shpreh Hyka.
Pasaporta jeshile e vaksinës është detyrim për të marrë shërbime në shumë shtete të Europës, por në Shqipëri ende jo. Qytetarët e Durrësit janë të ndarë në qëndrimet e tyre, sa i përket vaksinimit të detyruar dhe frekuentimin e mjediseve publike me pasaportë vaksinimi.
Në bashkitë Durrës dhe Shijak janë vaksinuar 52 për qind e popullsisë, por vihet refuzim nga të rinjtë. Ndërsa në radhët e fëmijëve janë kryer 20 vaksinime, kryesisht ata vuajnë nga patologji të ndryshme.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3733
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor, 11:37
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
E tmerrshme shkalla e injorances mes te rinjve shqiptare!
Përgjigju