ITALI- Gjatë 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 15.746 raste pozitive dhe janë raportuar 331 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe ai i viktimave ka pësuar një ulje.

Italia është një ndër vendet evropiane më të prekura sa i përket pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

Numri total i infektimeve ka shkuar 3,769,814, ndërkohë që ai i viktimave është 114,254 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria italiane aktualisht ka në administrim 4 lloje të ndryshme të vaksinës anti-COVID, dhe sipas një deklarate të kryeministrit italian, Mario Draghi, ajo është arma e vetme për rihapjen e vendit, dhe kthimiT në normalitet.

Megjithatë pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID dhe vijimit të procesit të vaksinimit, situata epidemiologjike në vend ende nuk po stabilizohet.