Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 243 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 201.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2928 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 99203
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1327 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 217 185 që nga fillimi i pandemisë.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 609 infeksione të reja dhe 94 viktima. Në Rajon në terapinë intensive ndodhen 400 pacientë
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital si dhe ulja e numrit të pacientëve në terapi intensive
Lajmi kryesor:
Sot 243 viktima në Itali! Në të gjithë botën 3.8 mln raste infeksioni! Suedia: Pandemia nuk ka efekte mbi shoqërinë e paizoluar
