COVID-19 / Në Itali ka nisur vala e dytë, e pa shmangshme edhe në Kinë (VIDEO)

Itali vala e dytë e infeksionit nga koronavirusi ka filluar tha mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë për Report Tv. Përhapja e virust sipas Kapxhiut do ndikohet edhe më tepër nga rënia e temperaturave ndaj ai bëri thirrje për kujdes.

Kemi marrë masa të jashtëzakonshme se me të vërtetë ka filluar një valë e dytë. Numri i të shtruarve në terapi intensive po rritet çdo ditë. Rënia e temperaturave në mënyrë drastike mund të krijoje shumë problem në përhapjen e virusit. Varet nga ne. Jemi ato që mund të parandalojmë virusin. Por edhe masat e marra nga qeveria. Siç kemi bërë ne. Para fillimit të shkollës të gjithë profesorët duhet të bëjnë tamponët. Nëse del pozitiv mbetet në karantinë shkolla ose klasa që ka qenë në kontakt me profesorin. Duhet me pas jashtë mase kujdes. Masat duhet të jenë të rrepta. Toleranca duhet të jetë zero për sa i përket mbajtjes së maskave, higjienës. Unë kam qenë dy javë në Shqipëri dhe kamë parë që asnjë nuk kishte frikë. Mundohesha të isha larg njerëzve. Shqipëria ndjek të njëjtat rregulla si Itali, por populli shqiptar duhet të ketë parasysh se sa më shumë mbrojmë veten aq më pak të infektuar do të ketë. Sa më shumë të jemi të distancuar aq më pak raste do ketë”, tha mjeku Genc Kapxhiu.

Edhe Kina i druhet një vale të dytë të virusit në dimër. Sipas gazetarit shqiptar në Pekin, Edison Myrteza masat janë shumë të rrepta dhe infektimet e pakta, por shkak për shtimin e rasteve mund të bëhet importimi nga shtetet e huja. Myrteza dha dhe lajmin e mirë se 3 vaksina anti-covid të prodhuara në Kinë, do të jenë gati në fund të muajit nëntor.

Zanafilla është nisur në Whan dhe për momentin nuk kemi asnjë alarm sepse që nga data 16 gusht nuk kemi asnjë rast me koronavirus brenda Kinës. Por kjo nuk do të thotë se alarmi nuk duhet ngritur pasi virologët më të mirë janë shprehur se me nisjen e dimrit do të fillojë edhe një valë e dytë. Do jetë e pa shmangshme. Para 3 ditësh një qytet në jug të Kinës u fut në karantinë për shkak të rasteve të importuara nga jashtë shtetit. Megjithatë një valë e dytë sipas virologve do jetë e pa shmangshme për shkak të rasteve të importuara. Tamponi është i detyrueshëm. Kina e ka kapacitetin për të kryer me qindra e mijëra tamponë në ditë. Është deklaruar se masat nuk duhet të merren vetëm për një muaj por për një kohë më të gjatë. Të gjithë personat që vijnë në Kinë duhet të kryejnë tamponin. Përmes postës këto persona duhet të dërgojnë përgjigjen e tamponit në ambasadën ose konsullatën Kineze në vendet që ata ndodhen. Dhe pas verifikim do jetë ambasada që deklaroje se peroni është i pastër. Është e pamundur të hipësh në avion pa pasur këto përgjigje. Me hyrjen në Kinë duhet të karantinohen. Pastaj do bëhet sërish tamponi. Masat e rrepta janë marrë. Qendrat spitalore do jenë në gatishmëri. Nëse do ketë një numër shumë të madh të infektuarish apo një valë si e para mjekët do jenë gati. 3 vaksina janë drejt përfundimit. Janë në fazën e tretë klinike. Në transportin publik të gjithë duhet të përdorin maskën. Për sa i përket më virusit, virologët shprehen se nuk është më ai virusi i egër. Pritet të shihet në dimër. Vaksina është në fazën e fundit . Siç është deklaruar do jetë gati në muajin nëntor. Evoluimi i virusit po sjell pak problem për sa i përket vaksinës pasi ajo është përgatitur për një lloj tjetër mutacioni. Mutacioni i virusit mund të ndryshoje dhe do kërkohet të krijohen vaksina të tjera. Shpresohet se vaksina emergjente do jetë gati në fund të muajit nëntor për ti paraprirë edhe valës së dytë. Drita jeshile për vaksinat është shumë e mirë”, tha gazetari, Edison Myrteza.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Itali kanë ndërruar jetë mbi 25 mijë qytetarë, kurse në Kinë mbi 4 mijë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille